Connect with Us

Tripolariteti në PD

Aktualitet

Tripolariteti në PD

Publikuar

-

Partia Demokratike ka vendosur të nisë analizën e humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Nëse shohim ecurinë e zhvillimeve politike brenda saj që nga Marrëveshja e 18 majit, mund të thuhet se kjo parti është fraksionuar sot në tre pole: i pari është poli i kryetarit aktual Lulëzim Basha, që mund të konsiderohet se ka konsoliduar një klan të vetin dhe kontrollon pjesën më të madhe të struktuve të partisë.

Një pol i dytë, që është i tillë për shkak të historisë politike të protagonistëve dhe nyjëtimit të një mesazhi të posaçëm politik që rezonon brenda partisë, janë atë që mund të quhen Të Përjashtuarit nga PD me listën e mesnatës së Lulëzim Bashës. Duhet të pranojmë se këto dy pole janë realitete që ndahen qoftë te pëprjekja për të asgjësuar njëri -tjetrin, qoftë te qasja ndaj Marrëveshjes së 18 majit, por edhe te mënyra si duan të menaxhojnë asetet dhe historinë e PD-së.
Poli i tretë është Sali Berisha, ish-kryetar i partisë dhe ish-kryeministër, i cili prej katër vitesh aplikoi formën e vet të opozitarizmit përmes prezencës në rrjete sociale, media dhe Parlament.

Në një pikëpamje, deri më tani, PD ka shfaqur dy sjellje opozitare, të cilat u kondensuan te humbja e qershorit në divergjencë të re. Cilado qoftë analiza e PD për humbjen ajo do të duhet të pranojë se mes dy qasjeve në kundërshtimin e qeverisë së majtë PS LSI, ka patur gabime. Sot Lulëzim Basha fler për opozitë të fortë dhe pakompromis, diçka që në mandatin e parë u pa më shumë te Sali Berisha. Duhet thënë se në triblimet politiko koniunkturale të të dyve, Lulëzim Basha u dëmtua më shumë. Marrëveshja e tij e 18 majit ka cenuar rëndë besueshmërinë e tij, aftësinë për të përpunuar një mesazh të ri politik që të mund të amortizojë dëmin e madh të krijuar nga një pakt që shpërdoroi energjinë e të ashtuquajturës Çadër e Lirisë.
Paktet e heshtura të Berishës me LSI-në që vazhdojnë ende sot, nuk sollën ndonjë dëm për PD-në kuptimin e asaj që ndodhi me 18 majin, kur PD-ja fali pa të keq koordinatat e veta si opozitë e këtij vendi.
Këtij dualiteti i ka ardhur fundi në kuptimin se Të Përjashtuarit përbëjnë një pol të ri. Jo se protagonistët e këtij grupi nuk kanë përgjegjësi dhe mëkate, por teza e tyre kryesore për zgjedhjet dhe zhvillimet e brendshme, i përgjigjen më mirë standardeve normale të një demokracie funksionale.

Në këtë realitet dinamik, është e vështirë që Lulëzim Basha të aplikojë veton e tij me vulën që ka në xhep. Ndonëse autoriteti i Berishës është moral dhe ai po goditet përditë e më shumë, në eventualitetin e një lëvizjeje politike nga grupi i Të  Përjashtuarve, z. Basha do të duhet të marrë në konsideratë çdo gjë.

LEXO EDHE:  Basha "zhduk" anëtarët/ Rivalët nuk i marrin dot emrat

Graviteti i pushtetit të PS-së ku sot orbitojnë shpresat e z. Basha është dobësi strategjike pasi ajo kërcënon me vakuum pjesën e opozitarizmit. Z. Basha nuk mund të jetë edhe opozitar, edhe bashkëpunëtor i z. Rama, edhe poterexhi kundër drogës dhe krimit, edhe shkelës profesionist syri në emër të integrimit dhe hapjes së negociatave. Retorika e tanishme e z. Basha përkufizon një situatë të jashtëzakonshme në të cilën një opozitë kaq parimore do të duhet të ndërpriste çdo bashkëpunim me pushtetin.

Problemi më i madh i z. Basha dhe që i jep zë kundërshtarëve është pasiguria dhe mungesa e transparencës në vendimmarrje, zbulimi i qëllimeve të tij për likujdime në politikë dhe në fund për rrjedhojë, përftimi i një modeli të ngjashëm me atë të Edi Ramës. Çdo fitore e grupit tjetër, pavarësisht se thjesht për interesa të tyret, është një ecuri korrigjuese e këtij modeli të papranueshëm. Dhe në kuadrin e analizës që po afron, kapja e posteve në struktura partiake – përmes një procesi realisht të hapur që ecën dora dorës me përgjegjësinë e vërtetë të kryetarit aktual të PD-së – do të duhet të jetë zgjidhje kompromisi. Përndryshe, vështirë se z. Basha do të mbajë të gjithë partinë për vete. Ai ndodhet në situatën kur i është nevojtar Sali Berishës, i duhet një dorë nga Edi Rama, ndërkohë që ka një opinion kundër. Dhe në këto kushte i duhet edhe të vijë në pushtet meqë këtë fabul ja detyron postit ku ka ngecur. /Respublica

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Që në fëmijëri simpatizante e PD/ 22 vjeçarja krah Topallit, së shpejti edhe anëtare e një partie në Itali

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Genti Malko: Rruga e bashkimit dhe ringritjes së PD është legalizimi i fraksioneve

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Nesër votohen kandidatët për deputet në Durrës/ Zbardhet lista me 27 emrat e propozuar

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Kriza drejt zgjidhjes/Ja pikat ku bashkohen palët

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Që në fëmijëri simpatizante e PD/ 22 vjeçarja krah Topallit, së shpejti edhe anëtare e një partie në Itali

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Doli në përgjimet e Babales/ Gentjan Osmani flet për CNA.al

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE