LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA zgjeron ndalimin e udhëtimit/ Trump: Prioritet, Amerika e sigurtë

25 Shtator 2017, 06:51, Aktualitet CNA

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar ndalimin e udhëtimit edhe për shtetasit e Koresë Veriore, Venezuelës dhe Çadit.

Presidenti Amerikan Donald Trump u shpreh se  “Amerika e sigurtë është prioriteti im numër një. Nuk do t’i pranojmë në vendin tonë ata që nuk mund t’i kontrollojmë.

Shtëpia e Bardhë tha se kufizimet pasojnë rishikimin e informacioneve nga qeveritë e huaja.

Kufizimet për Venezuelën aplikohen vetëm për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre.

Tre vendet e reja u bashkohen Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit dhe Somalisë, që po ashtu kanë kufizime udhëtimi në SHBA.

Dekreti i ri, ndërkaq, ka hequr Sudanin nga kufizimi i udhëtimit./ CityNews

Lajmet e fundit nga