Connect with Us

Një fushatë e krijuar nga New Moment Tirana, merr çmim në festivalin BalCannes në Kroaci

Aktualitet

Një fushatë e krijuar nga New Moment Tirana, merr çmim në festivalin BalCannes në Kroaci

Publikuar

-

Fushata e krijuar nga New Moment Tirana për USAID në Shqipëri “Gratë munden, Gratë ja dalin.” u përzgjodh ndër 25 fushatat më të mira për Europën Juglindore për 2017, këtë fundjavë.

Fushata “ Gratë munden, gratë ja dalin”, e krijuar nga agjencia e komunikimit New Moment Tirana për USAID, e prodhuar në bashkëpunim me  Kube Studios, u përzgjodh ndër 25 fushatat më të mira të Europës Juglindore për 2017, në festivalin BalCannes në Rovinj, Kroaci, që u mbajt këtë fundjavë si pjesë e manifestimit madhor Weekend Media Festival.

Fushata “Gratë munden. Gratë ia dalin”, rriti ndërgjegjësimin  për faktin se midis nesh ekzistion një diskriminim i thellë gjinor ndaj grave, fenomen i përhapur gjërësisht në shoqërinë tonë. Ky mentalitet, i pranishëm  si te burrat ashtu edhe te gratë, është diçka për të cilën shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm dhe është përgjegjës për “diskriminimin e pandërgjegjshëm” që hasim çdo ditë dhe që rezulton në përfshirje më të ulët të grave në vendimarje politike, ekonomike dhe vendime të tjera në fushën sociale.

Fushata kishte një qasje krijuese shumë unike dhe inovative. U bazua në një eksperiment social të kryer mbi njerëz nga profile të ndryshme. Njerëzit e ftuar u informuan për historitë e suksesit të 6 personazheve shqiptarë anonim dhe iu kërkua të përshkruanin se si ata i përfytyrojnë këta njerëz, duke u bazuar vetëm në informacionin që dëgjuan për secilin prej tyre. Pothuajse të gjithë të anketuarit po imagjinonin dhe përshkruanin një burrë, bazuar vetëm në faktin se 6 personat ishin shumë të suksesshëm. Në realitet, të 6 individët e suksesshëm ishin femra – Florentia Erjola Xheko, Inva Mula, Klodiana Shala, Luiza Gega, Liljana Luani dhe Diella Loshi!

LEXO EDHE:  Festivali Nderkombetar i Akuarelit zhvillohet per here te pare ne Tirane

“Ky vlerësim është një motiv i madh për të gjithë ne në agjenci, pasi tregon se kemi kreativitet të nivelit më të lartë dhe ky fenomen është i vazhdueshëm. Puna jonë në industrinë e komunikimit është krijimi i një mënyre për të tërhequr audiencën e synuar që të ketë interes në informacionin, produktet apo situatat të cilat u paraqesim. Kur publiku përfshihet  emocionalisht në një shkallë të tillë, aq sa që  fillojnë ta përhapin vetë mesazhin tonë dhe të punojnë për të njëjtën çështje , atëherë është e qartë se kemi bërë një punë të mirë. Kjo është arsyeja pse kemi në kënaqësi të veçantë që fushata jonë u bë ndoshta fushata  më e shpërndarë me publiku, nga vetë publiku në Shqipëri. Dhe sidomos jemi të kënaqur, sepse ishte një fushatë për një temë vërtet të rëndësishme dhe aktuale “, – tha Oliver Petrovski, Drejtor i Përgjithshëm i New Moment Tirana.

Fushata ngjalli një reagim dhe ndikim masiv në mediat kombëtare dhe lokale, në mediat sociale dhe midis publikut të gjërë në Shqipëri.  U bë fushata e komunikimit më e shpërndarë  ndonjëherë në mediat sociale në Shqipëri./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Lufta Izrael-Palestinë

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  Bizneset financojnë fushatat/ Partitë u premtojnë tenderët

LEXO EDHE:  Salianji del në "pension"/ Fillon dominonë me veteranët

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize

Gazetari Elton Qyno ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin e ndodhur në Vlorë, ku duke i’u referuar vrasjes së Bledar Birçajt është shprehur se personi i tretë në makinën e viktimës ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë prej llojit të makinës.

Ai në një intervistë për Open, shton se është e çuditshme që deri tani nuk është gjendur qoftë edhe e djegur makina me të cilën janë arratisur autorët.

 “Makina BMW, ngaqë ka koskotën e lartë, e ka ndihmuar pasagjerin të ulet dhe kështu të mos e kapë asnjë plumb. Pasi ka dalë nga makina, ai është përpjekur të nxjerrë pistoletën, por e ka pasur të pamundur përballë 2 automatikëve. Çuditërisht, ajo që e bën më mister, është që nuk kemi as makinën e djegur, ku ka qarkulluar kjo makinë. Janë kontrolluar mbi 30 servise, varreza makinash, as in formacione se ku mund të jetë hedhur apo djegur makina , me të cilën udhëtonin atentatorët”,tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  Salianji del në “pension”/ Fillon dominonë me veteranët

LEXO EDHE:  Festivali Nderkombetar i Akuarelit zhvillohet per here te pare ne Tirane

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE