Gjatë një konfernce për mediat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Parrtsë Socialiste për secilin qark.
Mes të tjerave, Rama prezantoi edhe kandidaten që do të jetë e para në listën e Korçës.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se vendin e arqë në listë do ta zerë Eni Zake, e cila mban postin e anëtares së Këshillit Bashkiak të këtij qyteti dhe është administratore e Universitetit të Korçës.
“Eni Zake do jetë në Korçë: Anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Administratore e Universitetit të Korçës. Komitetit korçar i jepet një mesazh i qartë”, theksoi Rama.
Në vitet 2005–2014 Zake ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Personelit në radio-televizionin publik “KORÇA”. Për një periudhë 10-vjeçare (2005 –2015) ajo ka punuar edhe si pedagoge e ftuar (part-time) në Universitetin “Fan. S. Noli“ të Korçës.
LEXO EDHE: “Jepja mamit…”/ Klea Huta zbulon tiparin që do më së shumti tek i biri
Në periudhën 2014-2017 punoi si Drejtore e Degës së Thesarit, Korçë (Ministria e Financave) dhe aktualisht prej prillit 2017 si Administratore në Universitetin e Korçës.
Zake është anëtare e PS, delegate për Kongresin në Forumin e Gruas Socialiste, aktiviste dhe pjesëmarrëse në takime me organizatat e partisë./ CNA.al