LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Denoncimi i studentit/Pedagogët na kërkojnë 150 - 250 euro për provim

25 Shtator 2017, 17:14, Aktualitet CNA

Një student ka adresuar një shqetësim shumë shpesh të përsëritur për Universitetin Fan S. Noli në Korçë.

Duke kërkuar të ngelet anonim ai shkruan, Universiteti i Korçës të jep diplomë me lekë. Edhe po nuk mësove, një copë pesë e merr me 150 apo 250 euro. Varet nga pedagogu dhe provimi, por edhe sekseri, shkruan studenti në mesazhin e tij drejtuar Citynews.al.

Fakulteti Ekonomik ka pedagogët më ?peshkaqenë?, ata njihen nga të gjithë jo vetëm në fakultet, por edhe në Korçë. Mjafton të pyesësh studentët sidomos ata nga rrethet si Pogradec, Ersekë dhe Devoll ata të tregojnë se sa kushton një provim me filan apo fistëk profesor. Kë ka sekser dhe sa garanci ke për të kaluar, thekson studenti.

Me tej ai jep edhe disa emra konkretë, por duke ruajtur anonimatin e studentit po ruajmë anonimatin edhe për pedagogët e përmendur nga studenti i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Fan. S. Noli në Korçë.

Ai sqaron se shumë prej atyre që japin mësim janë të paaftë, bëjnë lëndët kot të vështira. Shesin librat apo teoritë e tyre. Ato në fakt i kanë kopje dhe përkthime nga të huaj, por edhe ato i kanë kopjuar keq, tjetër japin në leksione e tjetër kërkojnë në provime. Tezat dalin shpesh, por edhe po nuk gjete tezën me parapagesë, provimin e kalon po ke gjetur sekserin e duhur. Provimi eshte 150 euro në këta si më ?të mirët?, këta më ?të egrit? e kanë dorën e rëndë ka edhe me 250 euro.

Nuk bëhet fjalë të kalosh vetë po je për 5,  atë e kanë të shenjtë ajo ju kushton euro çdo sezon provimesh, këtë mund ta verifikoni lehtësisht duke pyetur në fakultet, shkruan  studenti.

Ky nuk është rasti i parë kur pedagogët e Universitetit të Korçës akuzohen se japin provimet kundrejt shumave të parave. Disa herë ata janë akuzuar nga studentët. Në Korçë prindër flasin për histori me x apo y pedagog që kaloi fëmjën pasi e pagoi. Të tilla raste janë të shpeshta dhe kuptohet ata që bëjnë si më të vështirët ata kanë edhe pazarin më të lartë./Citynews.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga