LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha uron Merkelin: Ditë e madhe për Europen

25 Shtator 2017, 09:36, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar kancelaren gjermane Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet e djeshme.

Berisha e ka cilësuar fitoren e Merkel si një ditë e madhe për Europën dhe qendrën e saj të djathtë.

Postimi i plotë i Berishës:

?Ditë e madhe per Europen dhe qendren e saj të djathtë, Angela Merkel zgjidhet për të katertën herë Kancelare!

Të dashur miq,dje në Republiken Federale të Gjermanisë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të cilat u fituan për të katertën herë me radhe nga kancelarja Angela Merkel në krye të CDU/CSU. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë, Europën dhe qendren e djathtë të saj.

Me këtë rast të dashur miq, le ti urojmë ne kancelares Angela Merkel, miqve tanë të partive simotra CDU/CSU suksese të mëdha në mandatin e ri! Sb?/ CityNews

 

09:21 Aktualitet

Kohë të përziera

“Mukja” u prish, domethenë qepallimi. Me një shqelm bithëve....

Lajmet e fundit nga