LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot zgjedhjet në Gjermani/ Angela Merkel drejt sfidës së katërt

24 Shtator 2017, 07:48, Aktualitet CNA

Sot në Gjermani kanë filluar zgjedhjet federale ku qytetarët votojnë për të zgjedhur kancelarin dhe deputetët e Bundestagut. Sikurse kanë njoftuar mediat gjermane dhe ato ndërkombëtare, qëndrat e votimit janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00.

Angela Merkel garon për një mandat të katërt ndërkohë që SDP është  kundërshtari kryesor i partisë së saj CDU. Referuar sondazheve  rezulton se megjithëse rivali i saj Martin Schulz pati një ngjitje befasuese nuk arriti ta thyejë zonjën e hekurt të Gjermanisë e cila pritet të fitojë një mandat të katërt historik duke u bërë kështu e para kancelare jetëgjatë.

Po ashtu sondazhet tregojnë se blloku konservator i Merkel është në rrugë të mbarë të mbetet grupi më i madh në Parlament.

Çudia në këtë mes qëndron në faktin se në votimet rajonale vitin e kaluar, konservatorët e Merkelit pësuan rënie nga alternativa e djathtë për Gjermaninë (AfD), e cila përfitoi nga pakënaqësia në vendimin e saj për 2015, për të lënë kufijtë gjermanë të hapur për mbi një milion emigranë./CityNews

Lajmet e fundit nga