Connect with Us

Lushnje/Gjykata vetëm me dy gjyqtar

Aktualitet

Lushnje/Gjykata vetëm me dy gjyqtar

Publikuar

-

Prej një viti në Gjykatën e Lushnjes punonjnë vetëm 2 gjyqtarë. Për këtë shkak seancat shtyhen vazhdimisht dhe gjyqet zgjasin pa fund.

2 gjyqtaret janë femra dhe shpesh herë mungojnë, e në këtë mënurë nuk zhvillohet asnjë gjyq. Dosjet në këtë gjykatë janë voluminoze. Një seancë gjyqesore për veprën penale vjedhje është shtyrë dhe prej 3 muajsh nuk jepet masa e arrestit.

Gjyqtarja Ersida Bajgora shprehet pwr Tv Kan  se në një ditë ajo ka 18-20 gjyqe për çështjet civile, pa llogaritur masat e sigurisë. Duhet theksuar se Gjykata e Rrethit Gjuqësor Lushnje është në ditët e saja më të vështira.

LEXO EDHE:  Taulant Balla komenton vendimin e gjykatës amerikane për Gërdecin

Seancat anulohen për mosformim të trupit gjykues, Me gjithë kërkesat e dërguara në KLD, deri tani nuk është bërë asnjë delegim për emërimin e një gjyqtareje të tretë.

Zëvendësimi i masave të arrestit duhet të bëhet brenda pëse ditëve, por kalojnë muaj të tëra për çëshje të tilla, për avokatët ky është një skandal.

Këtë javë janë afishuar 150 gjyqe për t’u zhvilluar, ndërsa në proces gjykimi janë 462 çështje civile dhe 210 çështje penale. Citynews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Lulzim

    26 Shtator, 2017 at 3:41 pm

    Kjo eshte pasoje e flagrances ne shkeljet ligjore te gjyqtareve sepse ne ceshtjen qe kam une, keta gjyqtare , as qe duan tja dine per zgjidhjen juridike per realizimin e te drejtes .Keshtu , ne rastin tim, ”perjashtim i gjyqtarit dhe doreheqje i gjyqtarit” keta gjyqtare , Saemira Hila Esmeralda Ceka dhe Ersida Bajgora, kane keqperdorur imunitetin dhe ne shkelje flagrante te ligjit, duke u ”strehuar’ ne klauzolen korace te korrupsinit te sistemit gjyqsor shqiptar” gjyqtari nuk mban pergjegjesi per arsyetimin e nje vendimi, sepse kalon ne tre shkalle”. Gjyqtaret Saemira Hila dhe Esmeralda Ceka,kane gjykuar nje padi per ”interpretim vendimi ” Nr 1601, per ceshtjen ” shpallet i pavlefshem rregjistrimi hipotekor per nje dhome”, vendim i dorezuar ne hipoteke e cila ka leshuar vertetimin e ZVRPP Lushnje per egzekutimin e vendimit, por ne fakt nuk eshte egzekutuar, dhe ne arsyetimin e vendimit shprehen 1- Jemi ne kushtet e nenit 314 te KPC, dhe jo ne kushtet e 313, pastaj thone 2- edhe po te ishim ne kushtet e nenit 313…… nuk mund te interpretojme vendimin, pastaj . 3- ne nuk mund ta caktojme dhomen ngjitur, kur (ne dosje kane nje vendim pjestimi pasurie te pagoditur nga vendimi 1601 dhe kur ky vendim nuk lejon ndertim ngjitur sepse pronari i katit te pare cilesohet ” i vetem” ne pjestimin e pasurise. Per kete vendim une kam bere ankim ne dy drejtime, ne Gjykaten e Larte dhe ne prokurorine Lushnje , e cila eshte shprehur ne pergjithesi per faktet juridike te ketij vendimi 1601 vec asaj te cilesuar ne dispozitiv se ” u vertetuan fallsifikim dokumentesh dhe shperdorim detyre” nga ZVRPP Lushnje. Por me qe ky vendim nuk ishte i qarte , nuk cilesonte dokumentet dhe shperdorimet e dtyres me emertim, kalova ne kundershtim vendimi ne Gjykaten Lushnje. Ceshtjen e merr Saemira Hila, dhe une kurkoi perjashtim gjyqtari, si ”ka interes ne ceshtjen e gjykuar nga ajo”, Gjyqtarja Esmeralda Ceka caktohet ne ceshtjen ” perjashtim i zonjes Saemira ” Une kerkoj doreheqjen e saje ( neni 17 i KPP) ajo nuk pranon kur fakti eshte evident. Ceshtja i kalon zonnjes Ersida Bajgora, per Zj Esmeralda, pas tre muajsh gati 6 seanca te panevojshme kur papjtueshmeria eshte e vertetuar. Zj Ersida ne vend qe te urdheronte ” doreheqjen e Esmeralda Cekes” jep vendimin per mospranim te padise ” sepse neni 21 nuk lejon perjashtimin e gjyqtarit nga ” perjashtimi i nje gjyqtari” pra jashte objektit. Ja keshtu gjyqtaret e streotipit te para viteve 1990 , kane krijuar sistemin e korrupsionit , tipologji qe e percakton shume mire Rasma Karklin, ne studimin e saje ” tipologjia postkomuniste e korrupsionit”. E keqja me e madhe eshte se ne kete sistem behet pjese edhe i ”riu” si ne rastin ne fjale. ”Kjo shthurje nuk vjen nga problemi ” se kane mbetur 2 gjyqtare” por nga ceshtja se keta nuk jane gjyqtare dhe nuk duhet te jene pjese e sitemit.
    Shenim . Ne kete ceshtje 40 vjecare , gjykata Lushnje ka kryer vjedhjen e nje pronesie , banese, ne favor te treteve, haptaz ne shkelje flagrante te ligjit , si vertetoi edhe prokuroria, me pasoja fatale per paditesit.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Vuante nga depresioni/ Vetëhidhet nga shkallët e pallatit 47 vjeçari

LEXO EDHE:  Taulant Balla komenton vendimin e gjykatës amerikane për Gërdecin

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Vetingu/Si do të realizohet kontrolli i figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për Gjyqtarët dhe Prokurorët

LEXO EDHE:  Vetingu/Si do të realizohet kontrolli i figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për Gjyqtarët dhe Prokurorët

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: