LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet eksperti/Cfarë mishi po konsumojnë shqiptarët

24 Shtator 2017, 17:36, Aktualitet CNA

Dritan Laçi ekspert i sigurisë ushqimore, në një intervistë në Klan Plus  shprehet se kontrolli ushqimor në Shqipëri nuk mirëfunsksionon dhe kjo gjë vë në rrezik jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Një ndër ushqimet që është në gjendje më të keqe është mishi. Hallkat për të patur një mish të sigurt në vendin tonë nuk funksionojnë.

Problematikat shqfaqen që nga matrikullimi dhe identifikimi i kafshëve, deri te transporti i tyre në thertore, apo dhe procesi i therjes dhe magazinimit të mishit.

Që të jetë një mish cilësor duhet të respektohen të gjithë hallkat duke përfshirë dhe kohën e magazinimit të mishit në ambiente frigoriferike.

?Magazinimi në ambiente frigoriferike menjëherë pas therjes është i nevojshëm për të patur cilësi të mirë të mishit. Më pas ai duhet lënë 24-48 orë para se të shitet?- thekson zoti Laçi.

Një tjetër shqetsim që ai thekson është edhe mostrajtimi i mbetjeve që vijnë nga therja e kafshëve. ?Mbetjet që vijnë si pasojë e therjes së kafshëve nuk u bëhet asnjë lloj trajtimi. Në këtë pjesë jemi në nivelin zero. Mbetjet hidhen nëpër përrenj apo lumenj. duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh?.

Pak ditë më parë Ministri I Bujqësisë Niko Peleshi tha se do të nisë kontrolli për mbylljen e thertoreve që nuk plotësojnë standartet./Citynews

Lajmet e fundit nga