LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Devoll/ Kontrabanduan 82 krerë bagëti, arrestohen 3 persona

24 Shtator 2017, 08:22, Aktualitet CNA

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë,  ka finalizuar me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli”. 3 persona kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri, duke kontrabanduar 82 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i kanë vjedhur në Greqi. Shtetasit shqiptarë janë arrestuar ne flagrancë  dy prej të cilëve janë at dhe bir. Të arrestuarit janë përkatësisht:

Avdyl Spaho, 51 vjeç,  Klaudjo Spaho, 24 vjeç, (at e bir) të dy banues në Bilisht  dhe Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.

Arrestimi i tyre u bë  pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe falë mirëkoordimit të veprimeve nga strukturat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Qarkut, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë në drejtim të piramidës nr 13 mbi fshatin Rakickë-Devoll,  duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe  kontrabanduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 82 (tetëdhjetë e dy)  krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi nga këta shtetas.

Katër prej të cilave të matrikulluara nga shteti Grek dhe pjesa tjetër të pamatrikulluara.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. /CityNews

Lajmet e fundit nga