LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turi i parë i Kryeministrit të Kosovës, Tiranë-Podgoricë

23 Shtator 2017, 16:41, Aktualitet CNA

Vizitën e tij të parë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka zgjedhur ta bëjë në Tiranë, ndërkohë që pas saj pritet të bëjnë të njejtën gjë edhe në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kosovare sipas të cilave, ndërkohë që vizita në Tiranë është prioritet i thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të Kosovës me shtetin amë, ajo në Podgoricë ka si qëllim sqarimin e çështjes së kufirit  në mes dy vendeve.

Duke mos e klasifikuar vizitën në Tiranë ?zeri.info? publikon se vizita e Haradinajt në Podgoricë është e  para e shefit të Qeverisë kosovare jashtë shtetit, pas marrjes së detyrës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi, ka konfirmuar për gazetën ?Zëri? se, pas vizitës së parë, që do ta ketë në Tiranë, kryeministri Haradinaj do të shkojë në Podgoricë, ku do të takohet me krerët e shtetit të Malit të Zi.

?Sigurisht që kryeministri Haradinaj e ka në agjendën e tij vizitën në Malin e Zi, por më 27 të këtij muaji do të jetë në Tiranë, ku do të takohet me Kryeministrin, Presidentin dhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ndërkaq, në takimet e radhës prioritet do të jetë Podgorica, por nuk kemi konfirmim se kur mund të ndodhë kjo, por do të ndodhë në afatin më të shkurtër optimal?, ka thënë Matoshi, duke theksuar në Mal të Zi do të diskutohet çështja e ratifikimit të demarkacionit./CityNews

Lajmet e fundit nga