LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teherani vazhdon programin bërthamor

23 Shtator 2017, 16:34, Aktualitet CNA

Edhe pas vërejtjeve të Washingtonit, mësohet se Irani ka kryer me sukses një test raketor balisitik.

Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka dhënë pamje të lansimit të raketës, Khorramshahr, që së pari ishte zbuluar në paradën ushtarake të profilit të lartë gjatë ditës së djeshme.  ?Kjo është raketa e tretë iraniane me rreze të veprimit prej 2 mijë kilometrash?, u tha në raportin e sotëm të këtij transmetuesi.

Gjatë paradës ushtarake, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Teherani do ta vazhdojë programin e vet raketor dhe do t?i forcojë kapacitetet ushtarake iraniane, përkundër kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Irani ta ndalë zhvillimin e ?raketave të rrezikshme?./ CityNews

Lajmet e fundit nga