LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plumba mbi Shefin e Qarkullimit

23 Shtator 2017, 07:49, Aktualitet CNA

Në orët e para të ditës së sotme është qëlluar me breshëri armësh shtëpia e shefit të Qarkullimit të Mirditës.

Ngjarjen e ka pohuar policia vendore  e cila thotë se ajo ka ndodhur rreth orës 03:00 por, fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shefi i Qarkullimit të Mirditës ndodhej brenda banesës në kohën kur ndodhi ngjarja. Sipas Gjovalin Tomës ai nuk ka asnjë konfikt dhe është i befasuar nga ngjarja. Ai pretendon se autorët mund të kenë gabuar shenjestër, pasi nuk ka patur asnjë konflikt. Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë, ndërsa dy prej tyre kanë depërtuar në brendësi të banesës.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Nuk dihen ende shkaqet por do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës./CityNews.

Lajmet e fundit nga