LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokëdhima me partitë e vogla: Reforma zgjedhore të mbyllet më 31 mars 2018

23 Shtator 2017, 09:56, Aktualitet CNA

Kryetari i subjektit politik “ZGJIDHJA”, Koço Kokëdhima, në një takim me partitë e vogla ka folur në lidhje me rëndësinë e reformës zgjedhore. Kokëdhima e konsideron vendimin e qeverisë për të shtyrë reformën zgjedhore pas zgjedhjeve të 2018 si të pabazë, duke kërkuar që të vendoset një afat i cili të jetë 31 marsi i 2018. ?Përsëri për reformën zgjedhore ngre çështjen e axhendës. Fiksoni një datë përtej të cilës nëse nuk është miratuar reforma zgjedhore opozita të deklarojë bashkarisht bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Për Zgjidhjen kjo datë ta ketë afatin deri në 31 mars 2018. Pretendimi i qeverisë që e kufizon reformën me listat e votuesve nga diaspora eshtë i pabazë. Reforma zgjedhore të nisë në 31 mars 2018. Do t?i sugjeroja të gjithë atyre liderëve të partive të opozitës të mos flasin më në emër të shqiptarëve, por në emër të partive të tyre?, tha Kokëdhima. Në fjalën e tyre Agron Duka kryetar i PAA dhe Paskal Milo kryetar i PDS mbështetën propozimet e Kokëdhimës për një datë të afërt të përfundimit të reformës zgjedhor që duhet bërë përpara zgjedhjeve vendore si dhe krijimin e një administrate zgjedhore te departizuar. Organizatoret e tryezës thanë se nuk i kishin bër? ftesë PS dhe PD, nd?rsa LSI ishte ftuar, por nuk solli përfaqësues. /CityNews

Lajmet e fundit nga