LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati: Të angazhuar për një marrëdhënie të re me shqiptarët jashtë atdheut

23 Shtator 2017, 11:18, Aktualitet CNA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Ditmir Bushati zhvilloi gjatë ditës së sotme një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Nju Jork.

Bushati ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim mori pjesë edhe Zv. Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Ministri Bushati shprehu vlerësimin e tij maksimal për bashkatdhetarët tanë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për kontributin e tyre ndaj atdheut por edhe nivelin e lartë të integrimit në shoqërinë amerikane, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e tij të plotë në thellimin e bashkëpunimit me diasporën, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj tyre.

Ai vuri në dukje nismat e Qeverisë shqiptare për jetësimin e një marrëdhënie të re me shqiptarët jashtë atdheut, angazhimin e tyre në zhvillimet e vendit, si dhe të Ministrisë që ai drejton në veçanti.

Në këtë kuadër, ai vuri në dukje dhe ngritjen e Ministrisë së Shtetit për Diasporën në qeverinë e re, e cila do të mbartë peshën e madhe të përgjegjësisë për ri-vitalizimin e marrëdhënieve me diasporën dhe angazhimin e saj aktiv në zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit./ CityNews

Lajmet e fundit nga