Connect with Us

Beyonce më në fund e ka falur Jay Z/ Shijojnë pushimet romantike në Jaht

Aktualitet

Beyonce më në fund e ka falur Jay Z/ Shijojnë pushimet romantike në Jaht

Publikuar

-

Beyonce ka ndarë disa fotgrafi shumë të ëmbla teksa kalonte një mbrëmje mjaft romantike në një jaht të vogël përkrahë bashkëshortit të saj.

Këngëtarja e Lemonade postoi në rrjetet sociale fotot teksa përqafohej e puthej me Jay Z, bashkëshortin e saj prej 10 vitesh.  Në foto dukej çifti teksa qëndronin së bashku të ulur në divani ne bardhë të Jay Z me krahun hedhur rreth qafës së bashkëshortes së tij.

Në një tjetër fotografi Bey qëndronte e mbështetur në një anë duke treguar format e saj pas lindjes së dy binjakëve në qershor të këtij viti, duke veshur një palë syze të stilit retro.

LEXO EDHE:  Beyonce bën blerje në dyqanin me ulje çmimesh/ Mos po varfërohet?

Pushimet e çiftit vijnë pasi Beyonce ka dhënë një tjetër shenjë se ajo e ka falur bashkëshortin e saj për tradhëtinë ndaj saj, duke zbuluar një tatuazh në gishtin e saj me numrin romak katër./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Mediat plasin “bombën”/ Niset zarf me lëndë helmuese drejt Shtëpisë së Bardhë

Publikuar

-

Nga

Mediat plasin "bombën"/ Niset zarf me lëndë helmuese drejt Shtëpisë së Bardhë

Një zarf që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, përmbante një substancë të identifikuar si ricinë, një lëndë helmuese vdekjeprurëse, njoftuan disa media të shtunën, duke cituar një zyrtar federal të informuar për këtë çështje.

Zarfi që besohet të ketë ardhur nga Kanadaja u kap në një qendër postare qeveritare para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan New York Times, CNN dhe Wall Street Journal.

I pyetur në lidhje me njoftimet, FBI-ja tha se agjencia dhe “Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe dhe partnerët e Shërbimit të Inspektimit Postar po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një objekt të postës qeveritare. Në këtë moment, nuk ka ndonjë kërcënim për sigurinë publike”.

Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret i SHBA nuk pranuan të komentojnë.

Ricina gjendet në gjendje të natyrshme, por duhet ndërmarrë një veprim i qëllimshëm për ta shndërruar atë në një armë biologjike. Ricina mund të shkaktojë vdekje brenda 36 deri në 72 orësh nga ekspozimi në një sasi aq të vogël sa një majë gjilpëre. Asnjë antidot i njohur nuk ekziston.

LEXO EDHE:  10 ide emocionale që mund t’ua bëjnë dasmën tuaj ndër më të veçantat



Ka pasur incidente të shumta që përfshijnë zarfe të postuara me ricinë për zyrtarët amerikanë.

LEXO EDHE:  Çdo foto e Çarles dhe Diana tregonte të njëjtën gënjeshtër/ Cila ishte ajo ?

Në vitin 2018, një person nga Utah, William Clyde Allen III, u akuzua për kërcënimeve të lidhura me ricinë, përfshirë postimin e një kërcënimi kundër Trump dhe zyrtarëve të tjerë federalë përfshirë Drejtorin e FBI-së Christopher Wray. Të gjitha zarfat e dërguara përmbanin ricinë. Allen mbetet në paraburgim.

Dy persona u dënuan në incidente të veçanta për dërgimin e letrave të me ricin Presidentit të atëhershëm Barack Obama.

Në maj të vitit 2014, një person nga Misisipi, James Everett Dutschke, u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dërgimin e letrave me substancën vdekjeprurëse zotit Obama, si dhe një senatori amerikan dhe një gjykatës i shtetit.

Në korrik 2014, një aktor nga Teksasi u dënua me 18 vjet për dërgimin e letrave që përmbanin ricinë për zotin Obama dhe ish-kryebashkiakun e New York-ut, Michael Bloomberg./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

I riu i drejton armën vetes në Fier/ Policia në tentativë për të ndaluar vetëvrasjen

Publikuar

-

Nga

Makina përplaset me shtyllën dhe pastaj me murin e një banese/ Plagoset pasagjeri

Fshati Zhupan i Fierit është tronditur mbrëmjen e sotme nga një tentativë vetëvrasje.

Mësohet se një djalë i ri në moshë ka vënë armën në pjesën e fytit dhe ka kërcënuar personat e pranishëm me vetëvrasje.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ir riu ka pasur një konflikt, që e ka dërguar drejt marrjes së këtij vendimi drastik.



Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje dhe po tenton të negociojë me të riun e armatosur.

LEXO EDHE:  Beyonce nxjerr në treg këngën e parë pas lindjes së fëmijëve/ Fitimet do dhurohen

LEXO EDHE:  FOTO-Nuk përmbahen Georgina dhe Ronaldo /Puthje pasionante nga jahti

Ndërkohë, pritet që blutë të japin një informacion më të detajuar rreth kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama e thumboi/ Voltana Ademi akuza qeverisë: Jemi 7 vite me vonesë, s’na ka dhënë dëmshpërblimet

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama Rama inspektuan punimet për Bypassin e Shkodrës së bashku me ministren Belinda Balluku, dhe kritikoi kryebashkiaken demokrate për pirgun e mbetjeve inerte që ndodhen në hyrje të qytetit.

Ditën e sotme për këto akuza ka reaguar kryebashkiakja e Shkodrës, e cila ngre akuzat se Bypassi i Shkodrës ka mbetur peng për shkak të qeverisë.



Ademi pretendon se puna ka ngecur prej 7 vitesh pasi qeveria nuk ka dhënë dëmshpërblimet.

“Imagjinoni jemi në vitin 2020, 7 vite me vonesë. Pjesa që lidhet me shpronësimin pa diskutim që qeveria mban përgjegjësinë kryesore. Një ndër problemet që ne kemi pas adresuar në vitin 2016 në një shkresë drejtuar ARRSH-së ka qenë pikërisht përfshirja e të gjithë atyre që kanë pronat e veta edhe do të duhet të shpronësohen. Ne do të bëjmë verifikimet përkatëse, por ajo që mbetet për t’u thënë është që institucionet, që shteti duhet të punojë me ritëm, edhe koha përbën atë korrupsionin e vet”, tha ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE