LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vodhën energjinë elektrike në Tiranë/ Arrestohet elektriçisti dhe abonentja

22 Shtator 2017, 18:06, Aktualitet CNA

Një elektriçist dhe një abonente janë arrestuar pasi kanë abuzuar dhe manipuluar me energjinë elektrike.

Elektriçisti i arrestuar është Boris Tola i cili  ishte kallëzuar në polici pranë sektorit të krimit ekonomik ka thënë OSHEE, pasi më datë 10 shtator, pasi ka rënë dakord me një abonente ka hequr matësin dhe ka fshirë kilovatët e konsumuar.

Si bashkëpuntore në krim në polici është procëeduar edhe abonentja, ku rezulton debitor në OSHEE prej disa muajsh. Rasti është zbuluar sot gjatëë kontrollit në zonën ?Rruga Fortuzi?, Tiranë.  Gjatë marrjes në pyetje, palët e kanë pranuar veprimin e jashtëligjshëm.

Kontrollet e shumta vazhdojnë, vetëm në Tiranë, janë regjistruar në 3 muajt e fundit mbi 60 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Rasti i fundit, ishte zbulimi i një vile 3-katëshe, me aktivitet bar-lokal në katin e parë, e cila furnizohej duke vjedhur energji përmes një linje të dytë jashtë matësit. Abonenti Mustafa K. u procedua për tu ndjekur nga organet e hetimit, sqaron OSHEE. /Citynews

Lajmet e fundit nga