Connect with Us

Shenjat që tregojnë se ju nuk po pini mjaftueshëm ujë

Aktualitet

Shenjat që tregojnë se ju nuk po pini mjaftueshëm ujë

Publikuar

-

E dëgjojmë atë gjatë gjithë ditës, çdo ditë: shumica prej nesh nuk po pijnë ujë të mjaftueshëm. Ne e dimë se sa shumë na nevojitet, por për një arsye apo për një tjetër, shpesh nuk arrijmë ta bëjmë një prioritet. Si rezultat, ne mund të fillojmë të vëmë re ndryshime në mirëqënien tonë shëndetësore.

Trupi mesatar i rritur përbëhet nga 55-60 për qind të ujit, që është një tregues se pse është kaq e rëndësishme për të konsumuar çdo ditë ujë.

Ka kuptim që kur ne dehidratohemi, ashtu si automjetet tona mbesin pa karburant, trupi ynë dërgon sinjale të qarta paralajmëruese për të cilat duhet të kontrollojmë nivelet tona të lëngjeve. Nëse kjo ndodh, është e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të rikthyer nivelin e hidratimit në rrugën e duhur.Këto janë simpotmat që shoqërojnë dehidratimin.

LEXO EDHE:  A janë tatuazhet të dëmshme për shëndetin?

Lëkurë e thatë e cila nuk përmirësohet edhe kur aplikoni krem

Buzë të thata dhe etje e vazhdueshme

Dhembje të vazhdueshme koke

Ju ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

Ju po shtoni në peshë

Ju keni probleme me jashtëqitjen

Ndiheni të irrituar dhe keni ndryshime të vazhdueshme humori

Ju keni ngërçe muskujsh/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Rritet numri i atyre që nuk pinë duhan

LEXO EDHE:  Mos i hidhni farat e shalqirit, janë receta e duhur e shëndetit



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Dyshohet se u helmuan nga uji/ 428 persona mësyjnë spitalin

LEXO EDHE:  Mos i hidhni farat e shalqirit, janë receta e duhur e shëndetit

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Shëndeti, dashuria, puna dhe financat/ Horoskopi i vitit 2021

LEXO EDHE:  Keni dhimbje?/ Ja simptomat që tregojnë se vuani nga kjo sëmundje



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE