LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në OKB/ Të përballojmë bashkë sfidat globale, asnjë vend s’mundet i vetëm

22 Shtator 2017, 15:49, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Rama foli para përfaqësuesve të shteteve për sfidat me të cilat po përballet njerëzimi dhe theksoi ndër të tjera rolin e Shqipërisë në këtë lojë.

?Unë lideri i një vendi të vogël, ritheksoj zotimin tonë për të kryer detyrën. Rritja e ekstremizmit të dhunshëm, përgjegjëse për shumë fatkeqësi kërkojnë veprime të shpejta?,- tha Rama duke iu referuar asaj që po ndodh në botë me sfidat e ndërmarra ndaj terrorizmit global, konflikeve të armatosura dhe fatkeqësive natyrore.

?Terrorizmi global, konfliktet e armatosura në ditët tona janë shumë më komplekse, armët shumë të sofistikuara. Të tilla janë edhe pasojat. 65 milionë njerëz, që janë shpërngulur me forcë pas luftës Botërore. Ndryshimet klimaterike, një e vërtetë sfiduese që të gjtihë po e vendosin në pikëpyetje. Katastrofat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive. Kujton se natyra do jetë gjithmonë e avantazhuar përballë nesh dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur fëmijët.Asnjë vend, sado i madh, i pasur apo i fuqishëm nuk mund të përballet dhe ?ti zgjidhë këto probleme i vetëm. Në një botë gjithnjë e më të organizuar?,- tha Rama ndwr tw tjera në fjalën e tij. /Citynews

Lajmet e fundit nga