LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Artan FUGA: Përse nuk i përgjigjem replikës të z. Selami Xhepa?

22 Shtator 2017, 10:33, Aktualitet CNA

Dje në median e shkruar z. Selami Xhepa, që paraqitet si President i Fondacionit “Gramoz Pashko” pranë UET, kishte një replikë me 11 argumentet e mia, sipas të cilave Shqipërisë i duhet një arsim publik universitar falas për rininë e vet, dhe një arsim universitar privat i liberalizuar në çmime dhe tarifa sipas parimeve të tregut, nga ana tjetër !

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, aq më shumë që unë kam ushqyer dhe ushqej respekt për zotërinë si njeri! Me replikat, si të gjithë, herë përgjigjem, herë i marr si të këndshme dhe gaztore, herë as i lexoj, kur nuk ja vlejnë fare. Debati publik duhet yshqyer, por edhe ne kemi punët tona!

Unë i përgjigjem cdo njeriu në facebook, cdo studenti, cdo qytetari, cdo kolegu, por këtë radhë nuk do të replikoj me replikën e Selami Xhepë-s.

E para sepse ai është në radhë i shtati a i teti që si të punësuar dhe të varur financiarisht nga pagatori i UET, që vihet në rresht për të më marrë në shenjë, herë me fyerje, herë pa fyerje, si rasti i z. Selami, por që edhe bën replikë me mua, edhe thjesht sa tregon se kunjdër kujt drejtohet, dhe nuk përballon argumentet e mia, por nuk harron të thotë se merr shkas nga unë për të thënë atë që do!

Cfarë i ka gjetur këta të punësuar te UET që e kanë kaq merak replikën me mua, kur unë nuk merrem aspak me ta?

Në mendjen time formulohet pamja që kjo lidhet me një teknikë komunikimi ku të krijohet iluzioni që ja me ty e kanë edhe persidenta, pagatorë, administratorë, redaktorë, lektorë, etj. Por, përtej iluzionit të disa burimeve kritike, ata janë të gjithë një, sepse varen financiarisht nga e njejta dorë.

Pastaj, edhe të më lodhin duke u marrë me të gjithë çka sjell ezaurim në imazh dhe lodhje psikologjike që në fakt unë nuk e ndjej.

Kam ndjesinë, pasi kam parë në rresht nja tetë vetë që qysh nga UET merren me mua herë personalisht e herë sipas dozës, sikur ka një ligjësi që për të qenë në rregull, duhet të hypësh në podium të thuash mantrën, dhe kjo siguron gjithçka!

Artan Fuga – sovjetik!

Ommmmmm!

Artan Fuga kriptokomunist!

Ommmmmmm!

Artan Fuga – çifligar!

Ommmmmmmm!

Artan Fuga – punist!

Ommmmmm!

M’u kujtua filmi “Avatari”, i cili më ka sjellë mesazhin që kurrë mos u merr me avatarët, as me kryeavatarin, sepse edhe ai është avatar i një avatari tjetër!

Por, kjo ishte thjesht një teke e imagjinatës sime të lirë!

Unë po pres që edhe pastruesja e UET të dali në media për të më kujtuar se para dhjetë vjetësh, kur parkoja Vespën time në oborr, e vendosja paksa si skiç!

Mua më ra një pikë loti me dhimbje kur pashë që edhe z. Selami Xhepa e kishte bërë mantrën e tij dje në mëngjes!

Pse lot?

Sepse rimendova sesa i dobët është statusi i punonjësit, lektor, redaktor, etj., në botën private, ligja nuk jep fare të drejta, dhe ku i gjithëfuqishmi nëse t’a heq vizën, po kundërshtove mantrën, fluturon nga sytë këmbët!

Pika e lotit ra mbi xham dhe e theu !

Së dyti, nuk replikoj sepse, mbase jam i ngurtë, duke e respektuar z. Selami Xhepa, kam dashur prej vitesh, qëkur e la politikën aktive dhe nuk u bë më deputet, ai të shpjegonte publikisht se përse u fut në politikë, e drejta e tij, dhe përse doli nga politika, e drejta e tij.

Por, opinioni, elektorati, ne si intelektualë kemi të drejtën të dimë se cilat janë platformat e të gjithë individëve që na kërkojnë votën dhe pastaj ikin e na lënë në shesh qullur në shi! E kam pritur në heshtje dhe nuk e kam parë kurrë, kam menduar se ai ka lënë një boshllik para opinionit publik që e pret shpjegimin.

Se me thënë të drejtën është bërë e bezdisshme. Ka një dukuri që nuk e honeps dot në jetën publike. I njejti njeri fup hiqet si artist, e për pak del si historian, pastaj të del si ploitikan, aty është deputet, atje del si President fondacioni, paf matanë si pedagog, atje si përgjegjës mence, ikën si orator, vjen si administrator, ikën këtej, del si analist, pastaj përsëri si pedagog, e aty si koordinator!

Unë e kuptoj se kjo paqendrueshmëri lidhet me primitivitetin e jetës publike shqiptare që ende është në moshën e adoleshentit. Por, edhe kështu, universitetet si strehë dhe si konvikt, apo si jetimore e politikanëve, të them të drejtën, pa e personalizuar dhe pa e lidhur me asnjë agjenci të veçantë, edhe kjo më dhemb.

Mê duket nganjëherë sikur jam me një mikun tim që e nxjerr jetën duke marrë vetura të vjetra, rilyer, riparuar dhe rifutur në qarkullim me një look tjetër!

Unë kam dëshirë që të lexoj se përse e la politikën z. Selami Xhepa, me çfarë prurjesh bibliografike u pranua në botën universitare, çfarë paradigmash ka si profesor, që pastaj të them, po, këtij personi transparent me publikun, gjithmonë i detyrohem që t’ia kthej replikat replikave të tij!

Së treti, sepse sapo i hodha një sy shkrimit të tij, pata një trishtim të madh. Nuk pres nga z. Selami që të dijë si bëhet një shkrim në median e shkruar! As vetë nuk e di! Por, si bëhet një ese e pres !

Si është e mundur ? – thashë me vete!

Jepeshin shifra të veçuara jashtë një sistemi baze të dhënash, pa dhënë burimin, dhe metodologjinë e përllogaritjes së tyre. Nuk kishte asnjë citim referues si paradigmë.

Merrej me mua në fillim, por kishte dalë krejt jashtë teme sepse nuk rimerrte e citonte asnjë nga argumentet e mia.

E drejta e tij për të predikuar shkollën publike me parà, por e paraqiste modelin e tij perfekt, kur edhe logjika më e thjeshtë menaxheriale e di që nuk ka modele perfekte menaxhimi!

Mossss ! thashë me vete. M’u kujtuan defektet që konstatoja qysh para dhjetë vjetësh te UET në kërkimin shkencor të studentëve!

Përgjithësisht anoncimet e UET në hapësirën publike, në planin shkencor, i gjej, sipas mendimit tim, të prekura nga përqasja perfeksioniste, jo sipas një analize SWOT që e di cdo student imi! Dhe sipas meje kjo është një, por vetëm, një nga sipmtomat e ideologjizimit të pedeagogjisë universitare dhe e paraqitjes të rezultateve të kërkimit shkencor si ideologji dhe propagandë nga i cili vuian i gjithë sistemi universitar sot.

Shkenca nuk njeh maximuum-et, por vetëm optimuum-et, por aty nis dallimi i saj nga ideologjia dhe propaganda, nga reklama!

Përdorimi i pedagogut për reklamë pastaj është joetike në marketing, më e pakta që mund të thuhet, sidomos nëse për këtë nuk paguhet, dhe kur nuk ka lirinë të thotë : jo! Aq më shumë është një politikë marketingu amatore sepse pa cënuar asnjë sekondë personalitetin e kolegëve të nderuar, duke u përkulur para tij, dalja në reklamë bazohet në konflikt interesi, sepse ai që bën reklamën si personalitet publik, dihet që paguhet si rrogëtar nga agjencia që përfiton reklamën. Mjafton një libër bazik marketingu të hapësh dhe e kupton amatorizmin ku e kanë futur imazhin e pedagogut. Si këshillë miqësore do t’ kisha që kjo lloj rekame mund të ishte më e mirë, pra profesionale!

E njejta situatë, mendova. Unë atë ese po qe se e ka një student imi, e kthej direkt me mirësjellje por vendosmërisht mbrapsht!

Ja arësyet se përse me gjithë respektin e veçantë njerêzor, nuk i kthej përgjigje replikës të z. Selami Xhepa!/ CityNews

Lajmet e fundit nga