Connect with Us

Lulzim Basha marshon përpara me Jemin Gjanën

Aktualitet

Lulzim Basha marshon përpara me Jemin Gjanën

Publikuar

-

Dje në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike ka pasur disa debate të forta, të cilat kanë shkuar gati në konflikte fizike midis Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.

Por le të shohim ku qëndron diferenca midis tyre, jo thjeshtë për kontribute por dhe për  atë përdorim qesharak që i bëhet një veterani apo pensionisti si Jemin Gjana.

Një grup anëtarësh kryesie, kritik të Bashës, të cilët kërkojnë përgjegjësitë konkrete për marrëveshjet e tij me Ramën dhe humbjen e 25 qershorit, përballë kanë pasur në kryesi Jeminin, i cili mbronte Lulzimin, që në fakt është një nga përfituesit më të mëdhenj në këto 27 vite politikë të PD. Përballë kishte një vajzë, e cila nuk  ka qënë asnjë ditë në pushtet, por bashkohet me PD dhe kontribuon në opozitë. Jemini ka qënë rreth 20 vite deputet, ministër Bujqësie, kryetar grupi i PD, nënkryetar, asnjëherë nuk ka çuar te PD-ja një rezultat konkret politik. Me mbështetjen e dhënën nga demokratët, me detyrat e dhëna nga Berisha, Jemini është paguar nga taksat e shqiptarëve, ndoshta afërsisht gjysëm milioni dollarë, të cilat në këtë jetë i ka prej karriges si i zgjedhuri i PD-së.

Me një mentalitet arkaik komunist, një nga përfituesit më të mëdhenj të PD përballet me të rinjtë dhe i serviloset Lulzim Bashës me shpresën se ky i fundit, ashtu siç zgjodhi Tritan Shehun në moshën 70-vjeçare mund t’i japë dhe Jeminit një shanc të fundit.

LEXO EDHE:  "Strategjia e PD -së e gabuar"/ Ristani ia thotë copë Bashës

Sa më fort ta shtrëngojë Lulzim Basha Jemin Gjanën, sa më fort të mbështët nga servilet e tjere dhe te të paaftët që e rrethojnë aq me e zymtë është e ardhmja e PD. Ku mbrëmë u pa hipokrizia e Lulzim Bashës që violine të parë kishte Jemin Gjanën, një kryesi ku mendimi ndryshe nuk duhet të flase dhe ndoshta Jemini është i gatshëm të drejtojë procesin e  manipulimit të zgjedhjeve në strukturat e PD, ashtu siç bëri me zgjedhjen e vetë Bashës./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nikoll Lesi zbulon pazarin Rama-Basha/ Mesazhi i fortë për Metën: Luani nuk rri në kafaz

Publikuar

-

Nga

Në një editorial të publikuar së fundi në gazetën e Nikoll Lesit, i drejtohet një mesazh i fortë Presidentit Ilir Meta.

Në editorial thuher se “Meta mezi merrte frymë dhe sillet në Presidencë, por donte Bulevardin”.

Ndërsa duke iu referuar vitit 2017, dhe marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës,  në editorial thuhet se ata bënë një pazar, për të shkrirë LSI-në.

Lulzim Basha ditën shikonte çadrën, natën bënte mesazhe me kryeministrin Edi Rama. Dhe në në 18 maj 2017 Basha bëri pazar me Edi Ramën për të shkrirë LSI.

Fati deshi që Ilir Meta zbriti vetë në shesh në qershor të vitit 2017 dhe mori 19 mandate deputetësh, ndryshe LSI do të ishte si sot”.

Sipas Lesit, Meta është si një “luan xhungle i mbyllur në kafaz”, dhe ajo që duhet të bëjë është të heqë kostumin e Presidentit dhe të dalë në shesh.

Populli të do në fushë betejë. E nëse do vota si parti, duhet të heqësh kostumin e Presidencës.

Ilir meta do edhe karrigen e presidentit edhe atë të protagonistit politik.

Ilir meta është lindur për beteja dhe jo për kolltukun që pret ambassador e kryeministra

Ai shikonte sesi lideri i PD po ia merrte shpirtin partisë që kishte themeluar në opozitë, por nuk mund të fliste se ishte president.

Ai ishte si një luan xhungle që ishte futur në një kafaz dhe kur PS dhe PD e shikonin që nuk dilte dot nga kafazi, Rama dhe Basha ndanin trofeun e fitores së bashku dhe LSI-së i morën forcën dhe shpirtin e përballjes”-thuhet ndër të tjera në shkrim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta firmos emërimin e gjyqtarit Artur Kalaja/ Gjykata e Lartë bëhet me 8 anëtarë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur sot dekretin për emërimin e zotit Artur Kalaja, si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë, i cili është përzgjedhur për t`u emëruar përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Kështu, Gjykata e Lartë është bërë me 8 anëtarë.

Njoftimi i Presidences:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në datën 19 korrik 2021, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zotit Artur Kalaja, si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë, i cili është përzgjedhur për t`u emëruar përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti Meta, pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjell nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur për kandidim, që prej datës 26.2.2020, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka pranuar propozimin e KLGJ-së dhe sot përmes Dekretit nr. 13173, datë 26.7.2021, ka vendosur që: Zoti Artula KALAJA të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

LEXO EDHE:  Basha u takua me Tom Doshin dhe Ramën në Theth?/ Demokratët  i nxjerrin të palarat kreut të PD

LEXO EDHE:  Basha zbulon komplotin e Ramës/Mund të kërkojmë arrestimin e tij, por ...!

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 8 (tetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Presidenti i Republikës, përsërit edhe një herë thirrjen ndaj KLGJ-së se, duhet të vijojë angazhimin me ritme të shpejta për procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë, duke vepruar me pavarësi, integritet, dhe transparencë, për plotësimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore dhe për t’i ofruar njëkohësisht kësaj Gjykate mbështetjen e nevojshme.

Presidenti i Republikës, vlerëson të risjellë edhe njëherë në vëmendje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë institucioneve të tjera shtetërore të përfshira në këtë proces, se bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht dhe funksionimi me trupat e nevojshme gjyqësore të Gjykatave të Apelit, është me rëndësi jetike për vendin, lidhet direkt me procesin e integrimin Europian, stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rakacolli zbulon ç’do të ndodhë me shkollat në shtator

Publikuar

-

Nga

Ekspertët e Komitetit Teknik folën sot për mbërritjen e variantit Delta të koronavirusit në vendin tonë.

Të pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë me shkollat në shtator, referuar përhapjes së variantit Delta, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se gjithçka do të shihet në varësi të situatës, por sipas saj, situata nuk është më e rrezikuar se kur nuk kishte nisur vaksinimi.

Nëse do të vazhdojmë me një situatë të tillë si sot, nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë. Nuk është njësoj situata si më parë, sepse më parë arsimtarët i kishim të pavaksinuar. Tashmë arsimtarët janë vaksinuar dhe shumica e prindërve apo gjyshërve të fëmijëve janë vaksinuar. Megjithatë, do të shikojmë si do të jetë situata epidemiologjike dhe në varësi të saj do të merret edhe vendimi për shkollat.”-tha Rakacolli.

LEXO TE PLOTE