LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditet polici në krye të detyrës

22 Shtator 2017, 10:19, Aktualitet CNA

Një punonjës i policisë në Tiranë është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar. Sikurse kanë konfirmuar burime zyrtare të policisë së Tiranës ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Polici me iniciale Z.P. rreth 50 vjeç ka qenë në shërbim si patrullë këmbësore. Ndërkohë po punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CityNews.

Lajmet e fundit nga