LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dita pa makina”/ Ndalohet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë të Tiranës

22 Shtator 2017, 06:58, Aktualitet CNA

Në kuadër të ?Ditës pa makinë? në Tiranë do të ketë ndalim qarkullimi të automjeteve në disa zona. Mësohet se Sheshi ?Skënderbej?, Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? pranë Pallatit të Kongreseve, sheshi ?Nënë Tereza?, Pazari i ri, tri rrugë në zonën  e ish-bllokut, dhe hapësira pranë Ministrisë së Arsimit do të jenë sot pedonale dhe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga mëngjesi deri në mesnatë.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me institucionet e tjera do të organizojë ditën pa makina, dhe drejtorja e përgjithshme e promovimit të qytetit Julinda Dhame tha se të paktën në një ditë, pjesa më e madhe e Tiranës do ti përkasë këmbësorëve.

Julinda Dhame  ka deklaruar se do jenë tre sheshe të bllokuara, që do të thotë do kemi tre sheshe me evente. Sheshi i parë është tek Rruga e Kavajës, prapa ministrisë së Arsimit. Aty do të bëhët një panair për librat ekologjik me organizata dhe shoqata pro mjedisit. Kemi sheshin ?Nënë Tereza? ku do jetë një panair për mënyra të tjera alternative të transportit dhe bicikleta patjetër. Do të promovojmë rrugët që po bën bashkia për bicikletat, dy rrugët e bllokut, të cilat do të kthehen në pedonale atë ditë.

Do të ketë një sëri aktiviteshe të organizuara nga bashkia e kryqytetit.

Pjesë e aktiviteteve të ditës pa makina dhe javës janë pedalimet nga nxënësit e shkollave dhe aktivitete ndërgjegjësuese me mesazhe në mbrojtje të mjedisit.

Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ??Kont Urani??, segmenti nga rruga ??Durrësit?? deri tek rruga ??Mihal Duri??, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ??Luigj Gurakuqi?? deri tek sheshi ??Avni Rustemi??, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e ish-Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit./ CityNews

Lajmet e fundit nga