LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dibër/ Vritet me armë zjarri një person, nuk dihen autorët

22 Shtator 2017, 07:02, Aktualitet CNA

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dibër. Mësohet se viktima është 42-vjeçari, Alban Kaloshi. Viktima është dërguar në spital nga persona të paidentifikuar, pa shenja jete.

Nga ekspertizat e para mjeko-ligjore dyshohet se viktima mund të jetë goditur me një plumb në krahëror. Policia ka ndaluar disa persona që kanë qënë të shoqëruar me viktimen gjatë mbrëmjes, ndërkohë po punohet për identifikimin e personave që e dërguan në spital.

Viktima është dërguar sot rreth orës 03.30 të mëngjesit në urgjencën e Spitalit Rajonal pa shenja jete, ndërkohë që ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje, apo për një ngjarje aksidentale./ CityNews

Lajmet e fundit nga