LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha reagon për përgjimet: PD ka vetëm një kryetar

22 Shtator 2017, 11:16, Aktualitet CNA

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër në lidhje me publikimin e përgjimeve nga debatet në mbledhjen e djeshme.

Basha ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e tij të mbajtur në mbledhjen e djeshme, duke u shprehur i prerë se për sa kohë do të jetë në krye të PD-së, nuk do të ketë fraksione brenda partisë.

Statusi i plotë i kreut të opozitës:

?PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor dje; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve?, shkruan kryedemokrati Basha./ CityNews

Lajmet e fundit nga