LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha ironizon policinë për aksionin në Elbasan/ Kur shkon për qethje dhe del i rruar

22 Shtator 2017, 14:38, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas aksionit të ndërmarrë nga policia në Elbasan dhe Vlorë kundër paligjshmërisë dhe bandave.

Hoxha ironizon policinë e shtetit dhe thotë se grupet kriminale që veprojnë në qytetet shqiptare nuk janë parcela me misër të ndërmarrjeve bujqësore, por grupe të strukturuara kriminale.

REAGIMI I HOXHËS

 

Kur shkon per krehje dhe vjen i rruar

Pas operacionit “Vjeshte 2017”, ku Policia e Shtetit me ne krye kreret e saj i futi nje te “krehur balukeve” dje paradite ne Elbasan, sot ne te zbardhur dita vendosen ti fusin dhe nje “krehje ballaboks” Vlores.
Meqe jemi ne vjeshte keto aksionet me “krehje” bandash dhe te fortesh me kujtojne kohen e gjimnazit, ne fundin e viteve ’80 te shekullit te kaluar, kur ndermarrjet bujqesore ishin keq me korrjen e misrit dhe na kerkonn ti fusnim nje aksion vullnetar per te mos e zene shiu misrin ne are.
Zoterinj aksioniste te policise, grupet kriminale per te cilat flasim, ne Elbasan, Vlore, Durres, Shkoder apo Tirane, nuk jane as parcela me miser te ndermarrjeve bujqesore mbetur ne are dhe as parcela me hashash te ndonje kultivuesi hallexhi qe ia ka futur vrapit sapo ka pare furgonin e grupit te gatshem. Kjo lloj “korrje” nuk do as kosore dhe as sakice, se po te ishte se korreshin aq kollaj, i “korrnin” kryetaret e bashkive me polici bashkiake.
Me keto lloj aksionesh 3-4 oreshe me “krehje”, maksimumi mund te krehni baluket tuaja ose mund te krehni ndonje pjekes misrash pa kupon tatimor ne ndonje cep mehalle. Se atyre te forteve me makina te blinduara Audi A8, qe kane bere zap Elbasanin dhe i kane korrurr te vraret si thase me miser keto 18 muajt e fundit, maksimumi mund ti keni detyruar te nderrojne marken e Audit, nga A8-te ne Q7-te.
Nese nje grup special hetimor i prokurorise per krimet e renda dhe policise gjyqesore nuk ulet kembekryq ne Elbasan dhe ti nise nga masakra e 3 shkurtit 2016 zbulimin e gjithe atentateve, aksionet vullnetare me krehje, thjeshte do tu stilojne modelin e balukeve mbreterve te rinj te qytetit…./Citynews

Lajmet e fundit nga