LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Terrori në Elbasan, zbarkon shteti/ Do të ketë aksione në vijimësi

21 Shtator 2017, 14:52, Aktualitet CNA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka folur sot për aksionin e policisë sot në Elbasan.

Vetë Çako ka qenë në këtë qytet për të ndjekur aksionin e forcave operacionale si një reagim ndaj agresionit të pak ditëve më parë ndaj patrullës së policisë e cila u godit nga një automjet me qëllim kur po shoqëronte në komisiarit një automjet Range Rover me vlerë 100 mijë euro.

?Kemi marrë shkas nga ngjarja e fundit ku u godit mjeti i nëndrejtorit të policisë. Në këtë kuadër shpreh gatishmërinë e gjithë policisë, qeverisë dhe ministrit Xhafaj për një luftë pa kompromis të çdo veprimtarie të organizatave kriminale kudo qofshin ato?,- tha Çako në fjalën e tij.

Numri 1 i uniformave blu është shprehur i vendosur për t’i vënë përpara përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e kësaj ngjarjeje dhe për të çuar deri në fund operacionet për konfiskimin e pasurive kriminale dhe arrestimin e individëve ?që mundohen të sfidojnë shtetin?.

?Pas mbledhjes së ministrit Xhafaj me krerët e policisë ne kemi ndërmarrë këtë aksion që nuk do të jetë i vetmi ndaj grupeve dhe individëve që kryejnë aktivitete kriminale. Në këto kushte kërkojmë një angazhim edhe të prokurorisë së rrethit, për t’u bërë pjesë e një barikade që do t’i bëhet krimit?, vijoi Çako fjalën e tij.

Çako u ka bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit të informojnë për çdo shqetësim dhe problem që e shohin të udhës. /Citynews

Lajmet e fundit nga