LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prodhimi i produkteve ushqimore në kushte johigjenike/ Arrestohen përgjegjësit

21 Shtator 2017, 08:44, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me një video të shfaqur në emisionin investigativ ?STOP? të televizionit KLAN, ku shfaqen ambientet e një fabrike të prodhimit të pijeve të ndryshme .

Policia bën të ditur se nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar janë ekzekutuar Urdhrat e Prokurorisë Shkodër për ndalimin e shtetasve:

Syrri Caku, 70 vjeç, banues në Shkodër, Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër  dhe Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: Xhevat Kasemi, 53 vjeç, banues ne Shkodër, i proceduar dhe i dënuar mëpare për të njëjtën vepër penale.

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si punonjës të subjektit ?Briland? me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, kanë prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin ?Briland? në  lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ?Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale?, ?Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor?, ?Fallsifikimi i formularëve?, ?Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë? dhe ?Fshehja e të ardhurave? parashikuar nga neni 288/a, 149/a, 190, 189/2 , 180 i Kodit Penal.

Gjithashtu u bë  ekzekutimi Urdherit të Prokurorisë Rrethit Shkodër me Nr. extra datë 20.09.2017 për ndalimin e shtetasve:

Hilmi Erkoçaj , 65 vjeç, banues ne fshatin Mushan , Njësia Administrative Dajç, Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër

Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër

Elvis Rraboshta, 32 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale në A.K.U. Shkodër

Adnan Gradeci, 50 vjeç, banues në  Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër

Edmond Fortuzi, 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektorë të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër,

Shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur proçesverbale fiktive në subjektin ?Briland? me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjenës e në mënyë të kundraligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ?Shpërdorimi i detyrës? parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.  / CityNews

Lajmet e fundit nga