LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafaj sulmon Bashën/ Po përpiqet të justifikojë humbjen katastrofike

21 Shtator 2017, 15:34, Aktualitet CNA

Ish-ministri Besnik Mustafaj ka folur sot për debatin e Reformës Zgjedhore mes palëve politike.

I ftuar në News24 ai ndër të tjera ka thënë për këtë temë se ka munguar vullneti politik mes palëve ndër vite.

Sipas Mustafajt një nga arsyet se pse e kërkon me ngulm edhe kreu i PD-së Basha është se ai dëshiron të justifikojë humbjen katastrofike të zgjedhjeve.

?Replikat mes dy liderëve politikë janë për të krijuar lajm. Pasi Rama është dakord për reformën se është rekomandim i OSBE, por edhe Basha është dakord për të justifikuar humbjen katastrofike në zgjedhje?,- tha Mustafaj në fjalën e tij.

?PS dhe PD nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit. Abstenimi kaq i madh në këto zgjedhje nuk është një gjë që duhet shpërfillur?- shtoi Mustafaj ndër të tjera. /Citynews

Lajmet e fundit nga