LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafaj kritikon Palokën/ Bëri gabim me deklaratën e tij për votimin e emigrantëve

21 Shtator 2017, 15:42, Aktualitet CNA

Publicisti i njohur dhe ish-deputeti i PD-së Besnik Mustafaj ka folur sot për Reformën Zgjedhore si dhe votimin e premtuar të emigratëve nga klasa politike shqiptare.

Mustafaj ndër të tjera tha se të dyja palët po shprehin interes për votën e emigratëve sepse u intereson. Por ai shtoi se nënkryetari i PD-së Edi Paloka gaboi në deklaratat e tij për ambasadat që i cilësoi si të Edi Ramës.

?Edi Rama ka premtuar votën e emigrantëve. Edi Paloka tha se le të bëhet por jo të votohet në ambasadat e Edi Ramës. Për mua kjo është e gabuar sepse ambasadat janë të shtetit shqiptar dhe jo të Ramës. Por nuk ka votime jashtë ambasadave. Teknikisht ai tha po, por jashtë ambasadave. Kështu nuk bëhet. Teknikisht është e vështirë sepse në gjithë planetin kemi 43 përfaqësi. Ndërkohë që kemi shumë vende europiane ku nuk kemi përfaqësues. Është sistemi amerikan ku votohet me postë. Për këto ka ekspertë që mund të flasin më mirë se unë për t?i dhënë përgjigje?- tha Mustafaj. /Citynews

Lajmet e fundit nga