LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha u shtrin dorën kundërshtarëve brenda partisë/ Të bashkohemi kundër Edi Ramës

21 Shtator 2017, 19:25, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka shtrirë dorën për bashkim kundërshtarëve brenda partisë që ai drejton.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj partie ku ka qenë prioritet reformimi dhe modernizimi i PD-së është bërë dhe analiza për atë që ka ndodhur në PD.

Kreu i PD-së në fillim të mbledhjes ka folur për analizën e humbjes dhe nisjen e procesit për ringritjen e partisë.

Në fjalën e tij Basha tha se zgjedhjet e 25 qershorit ?ishin një luftë?, ndaj u ka kërkuar demokratëve të bashkohen për betejat e ardhshme:

?Qëllimi i analizës është përbashkimi, në mënyrë që ne të ndërtojmë përgjigjen për skemën dhe infrastrukturën e blerjes së votës dhe shantazhimit, dhe t?i japim fund kësaj. Duhet ta identifikojmë infrastrukturën e tyre emër për emër, kudo në çdo zonë?, u shpreh Basha ndër të tjera.

Më tej Basha në fjalën e tij pas asaj të Endira Bushatit pranoi përgjegjësitë e humbjes së PD-së, por theksoi se debati për humbjen është shteruar nga anëtarësia.

?Procesi i zgjedhjes së kryetarit ka qenë një mundësi që të kishte një debat shterues nga anëtarësia. Mbi 68 takime. Këto janë çështje që janë ngritur dhe janë diskutuar me qetësi. Pra mendoj se ka qenë një debat shterues me anëtarësinë e partisë demokratike. Dhe i takonte përgjegjësisë time dhe asgjë tjetër veç përgjegjësisë time. Unë këtë ja bëj të qartë të gjithëve. Natyrisht që ka cështje që duhen disktuar. Por përgjegjësia është e imja, maja e hierarkisë së përgjegjësisë. Siç e thashë bindja ime është që ky proces duhet të jetë një proces konsultimi për zgjidhjet e orientuara nga e nesërmja e jo një proces drejt plagosjes apo që përkeqëson ndasitë apo sulmet që nuk i vlejnë as PD-së as demokratëve por i vlejnë partisë socialiste dhe Edi Ramës. Demokratët presin dhe meritojnë përmes një procesi përbashkues dialogun dhe debatin konkret që përfshin një përspektive për të nesërmen. Kjo do të vijë nga konsultimi dhe debati. Unë kam dëgjuar këto kohë nga media apo anëtarë të PD-së dëshirën për t?i dhënë formë institucionale kërkesave të tyre. Unë kam përgjegjësitë e mia në moszbatimin e statutit dhe unë e pranoj këtë publikisht?- tha ndër të tjera Basha. /Citynews

Lajmet e fundit nga