LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova, destinacion i ri turistik për tregun japonez

21 Shtator 2017, 06:32, Aktualitet CNA

Tre operatorë turistikë dhe Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës do të marrin pjesë si ekspozues në panairin vjetor Tourism Expo Japan që mbahet nga sot deri më 24 shtator 2017.

Gjatë këtij panairi do të shpalosen informacione për Kosovën si një destinacion i ri premtues turistik për tregun japonez.

?Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta prezantuar Kosovën në një treg krejtësisht të ri?, thotë Baki Hoti, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës.

Synimi është të promovohet oferta turistike e Kosovës në tregun e Japonisë në mënyrë që të tërhiqen më shumë turistë nga ky vend, por edhe nga vende të tjera të Azisë Lindore./ CityNews

Lajmet e fundit nga