LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fjalimi i Trump në OKB, reagon Koreja e Veriut

21 Shtator 2017, 06:22, Aktualitet CNA

Pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump në OKB, ka reaguar ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, i cili e cilësoi fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump si ?zhurmë të një qeni që leh?.

Trump deklaroi gjatë fjalimit të tij se ai ?do ta shkatërrojë tërësisht? Korenë e Veriut, nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në ose aleatët me programin e saj bërthamor.

Komentet e Ri Yong-hosë janë reagimi i parë zyrtar i Phenjanit ndaj fjalimit të presidentit Trump.

?Nëse Trump ka menduar të na befasojë me zhurmën e një ?qeni që leh?, ai ka ëndërruar?, tha Ri Yong për gazetarët pranë selisë së OKB-së në Nju Jork.

Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë programin e saj bërthamor, në kundërshtim me ndalimin që i ka vënë OKB-ja./ CityNews

Lajmet e fundit nga