LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fiks Fare” sjell skandalin në kopshtet e Devollit/ Dy edukatore për një vend pune

21 Shtator 2017, 20:08, Aktualitet CNA

?Fiks Fare? denoncoi sot veprimet e paligjshme të disa bashkive në vend. Edhe pse ndryshimet në ligjin nr.96 të vitit 2012 ?Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë? nuk janë miratuar nga Parlamenti, disa bashki në vend kanë filluar të emërojnë edukatoret e kopshteve, duke shkelur ligjin aktual.

Me ligjin në fuqi, emërimet bëhen nga Zyrat apo Drejtoritë Arsimore, ndërsa pagat u janë deleguar nga Këshilli i Ministrave bashkive për këto emërime. Ndodhur në një situatë të tillë, në disa shkolla dhe kopshte ka dy edukatore dhe mësuese të emëruara për një vend pune, me një pagë.

Kjo situatë ka ndodhur në Bashkinë e Devollit dhe në atë të Vorës. Në Devoll, edukatoret që i janë nënshtruar portalit ?Mësues për Shqipërinë? për ciklin parashkollor, të cilat kanë zënë vendet e para në këtë portal, kanë nënshkruar një kontratë me Zyrën Arsimore Devoll dhe kanë nisur punën që vjet në shtator në kopsht.

Në fshatrat Hoçisht, Bickë dhe Bilisht, çdo grup kopshti ka nga dy edukatore, një të emëruar nga Zyra Arsimore dhe një nga Bashkia e Devollit. Kjo mënyrë dublimi është penalizuese kur vjen dita e pagës, pasi atë e marrin edukatoret e emëruara nga bashkia. Kjo gjë irritoi edukatoret e emëruara nga Drejtoritë Arsimore, të cilat hapën gjyq kundër bashkisë dhe e fituan në Shkallën e Parë, ndërkohë që aktualisht janë në Apel. Por, përveç këtij fakti, ku dy edukatore janë në të njëjtin vend pune, e gjithë situata ndikon edhe në procesin mësimor.

Në fshatin Bickë, 10 fëmijë zhvillojnë mësimin me dy edukatore, një ditë jep njëra mësim dhe një ditë tjetra. Të dyja përgatiten me ditar të përditshëm, por kontrollit të drejtorit i nënshtrohet vetëm edukatorja që ka kontratë me Zyrën Arsimore dhe që nuk paguhet.

E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatin Hoçisht. Edukatorja me kontratë nga Zyra Arsimore nuk paguhet, megjithatë ajo nuk e lejon edukatoren e emëruar nga bashkia të japë mësim. Ndërsa në Bilisht jep mësim vetëm edukatorja e emëruar nga Zyra Arsimore, e cila nuk paguhet.

Drejtori i Zyrës Arsimore Devoll, Alban Fetolli është shprehur se është në dijeni të kësaj situate, por sipas tij, ky është një ngërç që duhet të marrë zgjidhje.

?Jemi në dijeni të kësaj situate. Ne, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, kemi bërë emërimet. Ky është një ngërç që duhet të zgjidhet. Shpresojmë të përfundojë sa më shpejt?, tha ai.

Përgjegjësja e zyrës ekonomike në Zyrën Arsimore të Devollit u shpreh se është kompetencë e Bashkisë Devoll të bëjë pagesat.

?Listprezencat për pagat e edukatoreve i shkojnë bashkisë, ata duhet t?i bëjnë pagesat?, tha Mirela Nushi.

?Fiks Fare? iu drejtua Bashkisë së Devollit dy herë rresht. Herën e parë, punonjësit u fshehën dhe nuk pranuan të komunikonin. Edhe herën e dytë ndodhi e njëjta situatë. Në të tillë situatë, gazetarët u lidhën me kryebashkiakun e Devollit nëpërmjet telefonit.

?Jemi në proces gjyqësor në Apel. Ka dy lloj funksionarësh që emërohen sot, disa në bazë të ligjit për Nëpunësin Civil dhe ata që emërohen me Kodin e Punës. Ky i fundit, punëdhënës quan atë që jep paratë. Pagën e edukatoreve e jap unë. Kaq kisha?, përfundoi Bledjon Nallbati. /Top Channel

Lajmet e fundit nga