LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erdogan: Na kanë gënjyer, 54 vjet jemi para dyerve të BE-së

21 Shtator 2017, 14:14, Aktualitet CNA

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke folur në Forumin Global Afarist Bloomberg ka përkujtuar se vendi i tij ka 54 vjet po pret në dyert e Bashkimit Europian duke pohuar se e kanë gënjyer Turqinë, transmeton Koha.net.

?Turqisë në fakt ia kanë imponuar embargon politike. Nuk na e kanë thënë të vërtetën gjatë këtij procesi. Na kanë gënjyer. Nuk na e kanë dërguar ndihmën që na e kanë premtuar?, ka thënë Erdogan.

Ai ka shtuar se pret që BE të marrë vendimin lidhur me raportet me Turqinë.

?Le të na i mbajnë të mbyllura dyert dhe ne shumë lehtë do ta marrim vendimin. Nuk jem i as të interesuar, t?ua them edhe këtë, por ata po dëshirojnë që Turqia të ikën. E nuk bën kështu, ne nuk jemi kurrë ata që ikin nga ringu. Le të jenë ata që ikin. Le ta marrin ata vendimin. Ne do ta marrim lehtë vendimin tonë?, ka deklaruar Erdogan./ CityNews

Lajmet e fundit nga