Connect with Us

Dita pa makina/ Ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Aktualitet

Dita pa makina/ Ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Publikuar

-

Të premten në disa segmente rrugore të tiranës do të ndalohet qarkullimi I automjeteve duke I vënë rrugët në shërbim të qytetarëve dhe promovuar aktivitete mjedisore dhe kulturore.

Dita pa makina: do të zhvillohet edhe këtë vit nga bashkia më 22 shtator. Kjo ditë sensibilizon qytetarët që të mos I përdorin makinat e tyre të paktën për një ditë.

Tri aktivitete të ndryshme do zhvillohen në segmente të ndryshme rrugore. Përgjatë rrugës “Kont Urani”, segmenti nga rruga “Durrësit” deri tek rruga “Mihal Duri”, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm.

Ndërkohë që rruga “Luigj Gurakuqi” deri tek sheshi “Avni Rustemi”, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit.

LEXO EDHE:  I dënuar për pedofili/ Merr fund arratia për shtetasin italian

Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

  1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;
  2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;
  3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”;
  4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”. /Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Publikuar

-

Nga

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Analisti Frrok Çupi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku mes të të tjerash ka komentuar dhe deklaratat e Presidentin Meta pak ditë më parë në një emision televiziv.

Ai tha se Meta duhet lënë të bëjë çfarë thotë, duke lënë të kuptohet se i ka vetëm fjalë dhe jo vepra. Çupi deklaroi se Meta ka frikë nga drejtësia.

“Është një flluckë boshe. Jetojmë në një situatë të tillë prej materies, kemi një dum fjalësh dhe fjalët janë të pavërteta. Po flasim për atë që thotë Meta, dhe atij i duhet lënë hapësira të realizojë ato që thotë. Le t’i kapë amerikanët prej veshi. Ambasada këtu është. Ka parë një makth dhe nuk duhet rënë në këtë të Ilirit. Kur flet për votat dhe mbrojtjen e saj s’ka lidhje, s’ka lidhje me qytetarët se nuk është zgjedhur nga ata. Kushtetuta nuk e thotë që ai është garantuesi i Kushtetutës. Është një njeri që rri jashtë palëve dhe vëzhgon të mos shkelet Kushtetuta dhe t’i drejtohet Parlamentit. Viktimat e para të kësaj reforme janë këta. Ka ardhur koha të korret fusha e krimit, të mbushet thesi. Populli nuk i do, dhe ndërkombëtart duan t’i heqin.”/CNA.al

LEXO EDHE:  Viktoria Nuland vizitë në Tiranë

LEXO EDHE:  Nis punimet Shkolla Verore Europiane në Tiranë

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

Këto janë pamjet e vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Gjikajt në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. Gjikaj ka qenë duke ecur në trotuar kur në anë të rrugës ndaloi një makinë tip Ford nga e cila dolën dy persona, ndërsa shoferi qëndroi brenda.

Personi i parë i foli dhe iu afrua Tauland Gjikajt duke e ndaluar. Duket se ata njiheshin me njëri-tjetrin. Teksa ishin duke biseduar për disa sekonda, pas autorit të parë vjen një person i dytë i cili mbante poshtë xhupit një kallashnikov.

LEXO EDHE:  Del videoja-U qëllua me 5 plumba/Ish-drejtori i policisë bie direkt në tokë

LEXO EDHE:  Viktoria Nuland vizitë në Tiranë

Në moment ai hapi zjarr menjëherë ndaj Tauland Gjikajt duke e qëlluar me automatik nga distancë e afërt. 31-vjeçari mbeti i vdekur në vend.

Pas vrasjes, 3 autorët u larguan menjëherë me automjetin që i priste në anë të rrugës. Pak minuta më vonë pas ngjarjes, Policia e Vlorës arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar. Ai është 44-vjeçari Andi Jonuzaj, i cili përdor edhe emrin Hans./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Publikuar

-

Nga

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Partia Demokratike gjatë prezantimit të programit ekonomik ka marrë kritika për faktin se nga një anë premtohen ulje të taksave dhe nga ana tjetër rritje e shpenzimeve. Disa nga ekspertët por sidomos kundërshtarët politikë, thonë se kjo është e pamundur të realizohet.

Këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike për ekonominë, Dorian Teliti gjatë emisionit “Ilva Now” tregoi “burimin” nga do të vijnë rreth 400 milionë euro në vit që të shkojnë për të përmbushur premtimet elektorale.

Z. Teliti theksoi se një pjesë e madhe do të vijnë nga kursimet që do të vijnë me hapjen e garës në tenderë duke thënë se qeveria socialiste shumicën i ka pa garë, me vetëm një ofertues.

400 milionë euro nevojiten për të përmbushur premtimet. 50-60 milionë euro në vit shpenzohen për zyra. 300 milionë euro kursen nga tenderët thjesht me futjen e garës. Do të anulojmë kontratat koncesionare që marrin të paktën 120 milionë euro çdo vit. Nuk do të shkojnë në duart e disa oligarkëve por tek qytetarët. Futja e garave në tenderë, eliminimi i shpenzimeve të luksin në zyra dhe anulimin e kontratave për kocensionet sjellin shumën e nevojshme. Paratë janë por duhen menaxhuar mirë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  I dënuar për pedofili/ Merr fund arratia për shtetasin italian

LEXO EDHE:  Viktoria Nuland vizitë në Tiranë

Lidhur me shqetësimet për rritjen e borxhit publik, Dorian Teliti tha se, aktualisht ky borxh është në nivelin 83% ndërsa PD synon që ta ulë nga 3 deri në 5% në vit për ta afruar në nivelin optimal 60%./ VOA

LEXO TE PLOTE