LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet numri i punonjësve që do administrojnë Vetingun

20 Shtator 2017, 08:27, Aktualitet CNA

Administrata mbështetëse e organeve të vetingut është propozuar që të ketë në përbërjen e vet 185 punonjës, të cilët do të ndihmojnë në krijimin e kushteve të verifikimit të pasurive, integritetit dhe aftësive të 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve në të gjithë Shqipërin.

Një numër ky i propozuar nga kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, dhe e kundërshtuar prej deputetëve socialist në Komisionin e Ligjeve. Gjithsesi znj.Mulaj ka këmbëngulur në këtë kontingjent duke theksuar se bashkë me kolegët e tjerë kishte punuar një muaj për të hartuar strukturën mbështetëse e cila do të ketë në përbërje këshilltarë ekonomikë dhe financiarë, si dhe punonjës në sektor të dokumentacionit dhe përkthimeve. Madje e shqetësuar nga mospërkrahja e deputetëve socialist, Mulaj ka thënë se struktura ishte reduktuar në maksimum dhe do t?i qëndronte propozimit të saj deri në fund. /CityNews

Lajmet e fundit nga