Connect with Us

Tërmeti në Meksikë/ Rritet numri i viktimave, 248 persona humbën jetën

Aktualitet

Tërmeti në Meksikë/ Rritet numri i viktimave, 248 persona humbën jetën

Publikuar

-

/

Të paktën 248 persona mendohet se kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fuqishëm i cili goditi Meksikën. Ekipe të shpëtimit dhe qytetarë e vazhdojnë kërkimin e të mbijetuarve nga tërmeti i madh. Numri më I madh I viktimave është regjistruar në kryeqytetin Meksiko Siti, ku kanë humbur jetën 117 persona, konfirmoi shefi i mbrojtjes civile, Luis Felipe Puente.

Sipas mediave lokale ushtarë dhe zjarrfikës janë përfshirë posaçërisht në shpëtimin e fëmijëve në një shkollë në Meksiko Siti, e cila u rrënua nga tërmeti.

“Ushtarë dhe zjarrfikës kanë gjetur trupa të 22 fëmijëve dhe dy personave të moshuar nën rrënojat e shkollës ‘Enrike Rebsamen’. Ata janë në kërkim edhe pas 30 fëmijëve dhe 12 personave të moshuar të cilët konsiderohen të zhdukur”, deklaroi presidenti meksikan, Enrike Penja Nieto. Mediat i përshkruajnë ngjarjet rreth shkollës si “kaotike”. Tre persona janë shpëtuar mbrëmë  nga kjo shkollë.

Në shtetin Morelos jetën e kanë humbur 55 persona, ndërsa 39 viktima ka në shtetin Puebla.

Në fjalimin televiziv, presidenti meksikan Nieto kërkoi nga popullata të mbetet e qetë dhe t’u lejojë ekipeve të shpëtimit të punojnë pa ndërprerje.

“Popullata duhet të mbetet në vend të sigurtë dhe të mundësojë lëvizje të pandërprerë të automjeteve për ndihmë të shpejtë”, tha ai.

Dhjetëra ndërtesa janë rrënuar në një rajon me popullsi të dendur të kryeqytetit meksikan dhe ekipe të shpëtimit janë në gjurmim për të mbijetuarit. Miliona amvisëri janë pa energji elektrike nga tërmeti që e goditi Meksikën në orën 13:14 sipas kohës lokale.

LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Dhjetëra raste të reja me Covid në Greqi

Prefekti i Meksiko Sitit, Migel Anhel Mansera deklaroi se 44 dnërtesa janë rrënuar ose dëmtuar ndërsa disa janë përfshirë nga zjarre. Epiqendra e tërmetit ka qenë në kufirin midis shteteve Puebla dhe Morelos në thellësi prej 51 kilometra.

Presidenti i Meksikës, Enrike Penja Nieto për sot konvokoi seancë urgjente të Komitetit kombëtar për gjendje të jashtëzakonshme.

Në kryeqytet janë rrënuar të paktën 38 ndërtesa dhe shumë shtëpi. Agjencia seismologjike e Meksikës ka regjistruar disa dridhje të njëpasnjëshme, prej të cilave më e fuqishmja ka qenë me intensitet 4,9 ballë sipas Rihterit. Presidenti meksinan dha urdhër për evakuim të të gjitha spitaleve që janë dëmtuar. Nga dridhja është ndërprerë furnizimi me gaz në pjesën më të madhe të shtetit dhe të paktën 4,8 milionë njerëz janë pa energji elektrike. Në pjesën më të madhe të ndërtesave janë regjistruar zjarre.

Tërmeti i djeshëm ndodhi vetëm disa orë pas përfundimit të komemoracionit në përkujtim të viktimave nga tërmeti me intensitet prej 8,0 ballë sipas Rihterit, që e goditi Meksiko Siti në vitin 1985, në të cilin jetën e humbën më shumë se 10.000 persona.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm në Meksikë këtë muaj, pas atij nga 7 shtatori me intensitet prej 8,1 ballë sipas shkallës së Rihterit, që e goditi shtetin federal jugor meksikan  Çiapas, me ç’rast jetën e kanë humbur 98 persona, ndërsa mbi 300 janë lënduar./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Bie numri i infektimeve, humbin jetën 6 persona

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama: Publikohet thirrja për tenderin e shkollave

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk pyet për Kushtetutë”/ Bylykbashi: E paralajmërova por donte të bëhej lider

Publikuar

-

Nga

Oerd bylykbashi, është shprehur se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën për pasojat e djegies së mandateve.

Në një intervistë për mediat, deputeti PD, është shprehur se e dinte se çfarë do të ndodhte nëse do të digjeshin mandatet pasi ai vetë në vitin 2008 ishte ai që kishte parashikuar në kod zgjedhor një nen kundër djegies të mandateve.

“Në atë kohë unë jam kontestuar Bashës një muaj para se ai anonçonte djegien e mandateve. Ia kam kundërshtuar si, antikushtetues. Një kryetar që pretendon të bëhet lider mendon se mund të kapërcehet kushtetuta, dhe nuk e kishte problem atë që i thosha unë se është antikushtetuese.



LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Dhjetëra raste të reja me Covid në Greqi

LEXO EDHE:  Dokumenti- Rama nuk prek asnjë qindarkë oligarkëve/ Mban rrogat e policëve

Të detyrosh deputetët të lënë mandatet është antikushtetues. Mandati është i deputetit është i popullit nuk është i kryetarit të partisë e as i partisë. Unë i kam thënë këtë, përveçse është antikushtetues e kjo mund të mos jetë në interesin tënd, më 14 janar 2019. Do të mbushet parlamenti, sepse unë me dy koleg kemi shkruar nenin ne kodin zgjedhor në vitin 2008 kundër djegies së mandateve. Është i hekurt. Do të prodhoje si pasojë mbushjen e parlamentit me pjesën e dytë listës. Këtë e bëmë kundër partisë socialiste sepse kërcënonte me djegie mandatesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Bylykbashi tregon si do të verifikohen firmat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah liderit  Sali Berisha, thotë se Kuvendi i 11 dhjetori do të quhet legjitim dhe do të ketë vlerë vetëm nëse do të ketë pjesëmarrjen e mbi 50% të delegatëve.

“Statuti është ligji dhe kushtetuta për ne. Kësaj radhe për here të parë është thirrur baza e partisë, dhe e gjitha kjo është politike por ka edhe element statusore. Për herë të parë vihet në funksion një mekanizëm që nuk është vënë më parë. Është 50% +1  delegatëve e 7646 delegatëve siç e ka anoncuar në kuvendin e fundit komisioni që ngre kuvendi vetë. Është ai që ka thënë se ky numër nuk ndryshon. Më pas, vendimet sipas rastit mund të merren me 50 plus 1 të atyre që janë present”, tha ai në një dalje televizive.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Bie numri i infektimeve, humbin jetën 6 persona

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme bën bilancin/ 5514 shtëpi dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë



I pyetur si do të verifikohen firmat, Bylykbashi është shprehur se procesi do të ketë transparencë maksimale.

“Verifikimi i parë është thirrja. Me pas verifikohet kuorumi e vetëm atëherë mund të ketë vendimmarrje. Vendimin për ta thirrur Kuvendin e merr ose Këshilli Kombëtar dhe Kryesisë. Ky komision do të verifikojë a është thirrur kuvendi? A janë 1/4 e anëtarëve? Për verifikim sasior pra si numër, a janë 1913 mos gaboj kërkesa me shkrim e më pas a janë delegatë këto apo jo? Ne e dimë që ka 4200 kërkesa mjaftojnë vetëm 1900 e pak që të quhet i thirrur Kuvendi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE