LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmet i paparë në Meksikë/ Bilanc tragjik, midis mbi 200 të vdekurve 30 fëmijë të zhdukur

20 Shtator 2017, 06:54, Aktualitet CNA

Një tërmet i paparë ka goditur Meksikën duke shkaktuar viktima dhe dëme të pallogaritëshme. Sikurse bëjnë të ditur mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, bilanci paraprak numëron mbi 230 persona jetëhumbur. Tërmeti ka qenë 7.1 ballë. Epiqendra e tij ka qenë shteti i Morelos, në jug të kryeqytetit humbën jetën 54 persona tha guvernatori Graco Ramizez. Autoritete thanë se mbi 20 persona të tjerë  pësuan edhe në Puebla në rrethinën e së cilës vlerësohet të jetë edhe epiqendra e tërmetit.

Presidenti Enrique Pena Nieto tha se mbi 20 fëmije kanë humbur jetën dhe mbi 30 rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një shkolle. Tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar edhe demë në disa shtete fqinje. Autoritet e shpëtimit po vijojnë punën për nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën rrënoja./ CityNews

Lajmet e fundit nga