LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkolla e re “Ardian Klosi” / Gazetari: Një njeri që vrau veten nuk duhet të jetë emër shkolle

20 Shtator 2017, 13:54, Aktualitet CNA

Dje në kryeqytet u prezantua shkolla e re e sapo ndërtuar me emrin e publicistit të mirënjohur Ardian Klosi, i cili kreu  vetëvrasje pak vite më parë.

Për vendosjen e emrit të tij shkollës 9-vjeçare ka patur edhe reagime të shumta në rrjet, ku mes tyre u diskutua gjatë statusi i moderatorit Edi Oga, i cili shkruante:

?Ardian Klosi është padyshim një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare, por unë do të kisha votuar kundër vendosjes së emrit të një personi që ka vrarë veten, një shkolle fëmijësh??.

Në këtë reagim të tij pati kontradikta të shumta me komentues të tjerë që nuk kanë qenë dakord me të.

Për këtë arsye Oga ka reaguar sërish pak orë më vonë me statusin e mëposhtëm:

?Me dëshirën e mirë për të mos humbur (pa arsye) reputacion dhe miq të vlefshëm, nga ndonjë keqkuptim i gjeneruar në kokën e dikujt nga leximi me ?çelësin e tij personal? të statusit tim mbi emërvënien e një shkolle, po përpiqem që atë që kam thënë në tre rreshta, ta shtjelloj në tridhjetë rreshta.
Perceptimi aktual i veprimtarisë publike të zotit Ardian Klosi, i mundëson atij përjetësimin në institucione apo vepra publike, duke u bazuar në ligjshmërinë dhe sistemin tonë të vlerave dhe vlerësimeve. Personalisht kam stimë të veçantë për të si njeri i letrave, dhe nuk do të shtroja kurrë për diskutim dakordësinë time, nëse emrin e tij do ta mbante një rrugë, një bibliotekë, një institut kërkimesh filologjike, një klinikë neuropsikiatrike. Në një shkollë ku shkojnë fëmijët nga 6 deri 15 vjeç, nuk më shkon.
Unë nuk jam studiues i semiotikës apo semantikës dhe nuk dua të diskutoj teknikisht për çeshtje ku nuk jam ekspert, por e shoh thjesht dhe praktikisht; një fëmijë i nivelit elementar të shkollimit, nuk është në gjendje të ?metabolizojë? shpjegimin jo kompetent të mësuesve për depresionin dhe vetëvrasjen. Le t?ua shtyjmë për pak më vonë ndalesën në stacionet e të kuptuarit të këtyre dy fenomeneve. Le t?i vendosim emrin Ardian Klosi një shkolle të mesme a një universiteti.
Unë nuk e di si keni qenë ju apo si janë fëmijët tuaj të asaj moshe, por fëmijët që unë njoh janë kuriozë dhe të ndjeshëm. Përse të shkaktojmë traumë qoftë edhe tek një fëmijë i vetëm, i cili i pamjaftuar nga shpjegimi gjysmak dhe aftësia e tij për të kuptuar gjëra ?të rënda? në moshë të njomë, zgjohet trembshëm në mesnatë?!
Kam një ndjesi sikur vetë Klosi i kohëve të kthjellëta dhe pa vuajtje, do ta refuzonte një ?nder? të tillë, nëse do të kish paramenduar se do të largohej nga kjo Botë me atë gjest ekstrem?, shkruan Oga për të sqaruar statusin e tij të parë. /Citynews

Lajmet e fundit nga