Connect with Us

Sherr në spitalin e Elbasanit/ Qytetarët: Po tallin tr**in me ne

Aktualitet

Sherr në spitalin e Elbasanit/ Qytetarët: Po tallin tr**in me ne

Publikuar

-

“Sa është operuar, lëreni të hyjë se është shtrirë”.

Lutjet e këtyre familjarëve në Elbasan që duan të vizitojnë në pavjonin e Patologjisë një të afërmen e tyre të fiksohen gjatë në mendje, por me sa duket askush nuk i lejon brenda.

Në një video të publikuar nga JOQ, qytetari që denoncon rastin shprehet se familjarët bashkë me pacientin e operuar janë këshilluar të shkojnë në ambulancë.

“Ndodhemi në Elbasan tek Patologjia, kjo është shëndetësia falas. Turp! Nuk i lejojnë as të sëmurët që të hyjnë brenda. Nuk të lënë të bësh një vizitë te doktori aty, na thonë shko të ambulanca, atje s’ka asnjë doktor dhe duhet të presim deri në 12 kur të shkojë doktori në ambulancë. Po tallin tra*n, turp për ne që jetojmë në këtë vend dhe i durojmë këto poshtërsi, në një kohë kur sigurimet i paguajmë 1 për 1 dhe s’marrim asgjë“,- thotë qytetari.

LEXO EDHE:  Revoltohen banorët/ Fshati 3 km larg Elbasanit një javë pa ujë

Më poshtë video nga momentet e përplasjes:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sllovakia pezullon dozat e para të AstraZeneca-s

Publikuar

-

Nga

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pasi një person i vaksinuar me këtë vaksinë, vdiq nga mpiksja e gjakut.

Ministria e Shëndetësisë tha se vetëm njerëzit e vaksinuar me dozën e parë, do të marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s.

Dozat e para të kësaj vaksine u pezulluan, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Vladimir Lengvarsky paralajmëroi javën e kaluar se Sllovakia do ta rishikojë strategjinë e vaksinimit, pas mpiksjes fatale të gjakut te një person që u vaksinua me AstraZeneca.

Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te njerëzit më të moshuar, pas konfirmimit se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes shumë të rrallë të gjakut te disa njerëz, kryesisht më të rinj.

Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë, ka konstatuar se përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet.

LEXO EDHE:  Reshjet e dendura të shiut gjatë natës/ Elbasani dhe Korça probleme me energjinë elektrike

LEXO EDHE:  Revoltohen banorët/ Fshati 3 km larg Elbasanit një javë pa ujë

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila për disa javë u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Danimarka e ka pezulluar AstraZeneca-n plotësisht, ndërsa ekspertët në Britani kanë rekomanduar që njerëzve nën 40 vjeç t’u jepet një vaksinë alternativë.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar mbi 386,000 raste me koronavirus dhe 12,077 viktima./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Publikuar

-

Nga

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Lulzim Basha ka nisur turin e humbjes në çdo qytet për mosnjohjen e zgjedhjeve në ato qarqe që nuk arriti dot të fitonte.

Basha vijon të mashtrojë qytetarët dhe tu hedh hi syve me kaseta të regjistruara, duke e promovuar si live.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha në një prononcim ekskluziv për CNA.al u shpreh se turi i takimeve të Bashës nuk është gjë tjetër përveçse një fushatë personale, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjësin kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet partia.

Hoxha theksoi më tej se dosjet dhe provat që kanë dërguar në KQZ juristët e PD, të cilët i cilëson si “stazhistët e Eduarta Halimit”, nuk do të arrijnë të ndryshojnë asnjë gjë. Ish nënkryetari i FRPD tha se Basha i njeh zgjedhjet dhe humbjen, por sipas tij ka halin se mos ngelet pa karrige.

Turi i takimeve të Lulzim Bashës nuk është asgjë tjetër përveç fushatës personale për të mobilizuar militantët e tronditur nga humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Basha shkon në takime dhe u thotë strukturave se ne nuk njohim zgjedhjet dhe se do ketë luftë me shumë fronte, por në asnjë rast nuk thotë se nuk do betohet në Parlamentin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Kjo hipokrizi, e cila vjen pas 8 vitesh opozitë dhe 4 të tjerave që duhet të vijnë, nuk njeh kufij.

Nëse i lamë mandatet pas video skandalit të publikuar nga Bild, po sot që kemi dërguar gjysmën e stazhierëve të Ed Halimit në KQZ me dosje dhe prova të prezumuara, a nuk kemi mjaftueshëm arsye për të mos njohur zgjedhjet? Kjo nuk do të ndodhë sepse Basha i njeh zgjedhjet dhe e njeh mirë humbjen që na ka shkaktuar. Ai vetëm nuk pajtohet dot me faktin se do ngelet pa karrige”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Aksioni policor në Elbasan/ Berisha: Arrestuan 27 endacakë

LEXO EDHE:  Përplasen tre makina në Elbasan/ E dëmtuar një grua shtatzënë

Ish nënkryetari i FRPD shtoi më tej për CNA.al se i gjithë ky aksion butaforik i Bashës është thjesht dhe vetëm një teatër kukullash, ndërsa ka sfiduar kreun e PD që të përballen me argumente me njëri-tjetrin.

I gjithë ky aksion butaforik, ku vetëm ai flet dhe materiali regjistrohet nga zyra e shtypit të PD, është një teatër kukullash. Nëse Basha vërtet dëshiron të dëgjojë edhe mendimet ndryshe, siç ai pretendonte në videon e shpërndarë të aktivitetit të djeshëm në Durrës le të japë njoftim për orën dhe vendin se unë personalisht do të shkojë të përballem me argumenta me të. Basha e ka frikë përballjen me demokratët ndaj dhe fshihet pas aktiviteteve të pararegjistruara me anëtar dhe militant të bindur. Kjo nuk është demokracia dhe ky nuk është një model transparent dhe fitues.

Unë mendoj se ekipi i juristëve të PD ka të gjitha mundësitë të ndjekë procesin e kontestimeve dhe ankimimeve edhe nëse në PD nuk do të ketë një Kryetar. Ikja nga debati i brendshëm dhe mos mbajtja e përgjegjësisë duke u fshehur pas parullave për mosnjohje zgjedhjesh nuk është zgjidhje”, u shpreh Lisandër Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas rëndë 60-vjeçaren në Vlorë/ Transportohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin! Transportohet në gjendje të rëndë në spital (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një makinë e tipit Audi ka përplasur një këmbësore. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe e plagosura është shtetasja me iniciale V.Z . 60 vjeç.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit me iniciale F.H. si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 18:30, në rrugën “At Kristo Negovani”, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar  këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

  Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Aksioni policor në Elbasan/ Berisha: Arrestuan 27 endacakë

LEXO EDHE:  Aksioni policor në Elbasan/ Berisha: Arrestuan 27 endacakë

 

LEXO TE PLOTE