Connect with Us

Prishja e ndërtesave në Shkozë, Paloka: Shteti duhet të jetë përkrah banorëve dhe jo armik i tyre

Aktualitet

Prishja e ndërtesave në Shkozë, Paloka: Shteti duhet të jetë përkrah banorëve dhe jo armik i tyre

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shkuar paraditen e sotme pranë banorëve të Shkozës për të dhënë mbështetjen e tij ndaj tyre.

Deputeti Paloka është shprehur se kjo është përgjigja e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij.

“Shteti nuk duhet tu marrë shpirtin familjeve, por ti ndihmojë. Jemi këtu për të sensibilizuar këdo, për të qënë përkrah këtyre banorëve. Qeveria ka premtuar legalizim dhe kompensim të banesave”- u shpreh deputeti Paloka.

Paloka deklaroi se i bën thirrje Edi Ramës të bëhet më njerëzor, pasi qindra familje po nxirren jashtë dhe nuk kanë ku të shkojnë.

LEXO EDHE:  “S’ke ndërmend t’u dalesh për zot shqiptarëve”/ Paloka i përgjigjet ashpër Ramës

Ndërsa banorët shprehen se nuk janë kundër rehabilitimit të Lanës, por kërkojnë që qeveria të ulet dhe të bisedojë me ta për gjetjen e një zgjidhje. / CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se një 19 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor.

Ky i fundit sipas informacionit paraprak të policisë, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

‘Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.



46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Rikthehen tensionet në Shkozë/ Përplasje mes banorëve dhe policisë

LEXO EDHE:  Foto-Nga gazetar i RD-së në nënkryetar i Kuvendit/ Si ka ndryshuar në vite Edi Paloka

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PS në mbledhjen e Këshillit Politik/ Hajdari: Truk për të mbajtur listat e mbyllura

Publikuar

-

Nga

“Po mban peng një opozitë të tërë”/ Rudina Hajdari leksion Bashës

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e sotme për mbledhjen e fundit të Këshillit Politik dhe propozimin e PS-së.

Hajdari tha se propozimi i PS-së është një truk për të mbajtur mbyllur listat me 90% dhe jo për t’i hapur ato.



“Propozimi që bëri PS mbledhjen e kaluar ishte një një truk për të thënë se listat janë të hapura. Ajo çfarë del nga propozimi i PS është që kryetari përcakton renditjen e kandidatëve, rrjedhimisht edhe listën fituese. Me votën  parapëlqyese përcakton thjesht një korrektim të listës.

LEXO EDHE:  Mbushja e Durrësit me plehra/ Paloka zbulon “planin” e Ramës dhe Veliajt

LEXO EDHE:  Rikthehen tensionet në Shkozë/ Përplasje mes banorëve dhe policisë

Si propozim jo vetëm bie ndesh me faktin që listat nuk hapen 100% por bie ndesh dhe me ndryshimet kushtetuese që u bënë para një muaji. Në Kushtetutë kemi përcaktuar që listat duhet të jenë të paktën 70% të hapura, ky propozim i mban listat totalisht të mbyllura gati në 90% të listës.Propozimi jo vetëm bie ndesh me Kushtetutën por edhe me frymën e  deklaratave që ka bërë jo vetëm Rama por edhe përfaqësues të tjerë të PS”, u shpreh ajo në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Fuga: Pasuritë kombëtare po shkojnë për “dhjamë qeni”, jemi katandisur në një rryp tokë

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Fuga: Pasuritë kombëtare po shkojnë për “dhjamë qeni”, jemi katandisur në një rryp tokë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish lidhur me çështjen e një marrëveshjeje të mundshme për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Fuga shkruan se shqiptarët mund të jenë trima, por tokat sipas historisë i kanë lëshuar madje në periudha të ndryshme historike, por sipas tij sot s’mund të bëhet siç do Shqipëria.

Ai shton se Shqipëria është katandisur si përfundim në një rryp toke mes maleve e detit, dhe tashmë s’mund të japë më asgjë.



“Sindromi i Shën Naumit në shtetformimin tonë!

Mos vallë nga që jemi ngucur e struktur rreth Lanës, kemi lënë bosh territorin, kujtojmë se shteti shqiptar mund të mbahet rreth territorit të Lanës, të jetë një territor lanabregas, sikurse iu imponua Ismail Qemalit me shtetin trekëndësh Vlorë – Elbasan – Berat?
Kjo do të kishte qenë e pafalshme sidomos kur shohim pasuritë tona kombëtare në territor që shkojnë për “dhjamë qeni”. Por, sikurse e shpjegonte edhe Darvini, por jo vetëm, një organ i trupit që nuk përdoret, atrofizohet, humbet bashkë me funksionin edhe formën edhe materien e vet.
Se shumë mbahemi në poezi, mitologji, etnocentrizëm, histori se kemi qenë trima dhe kemi mbijetuar. Por, duhet parë me kujdes historia dhe faktet. Si kemi mbijetuar? Duke e rrudhur territorin tonë në administrim shtetror. Duke lëshuar territor. Eshtë qysh në gjenezën e ndërtimit tonë kombëtar ky allishverish që mund ta quajnë të detyruar, mund ta quajmë zgjuarësi taktike diplomatike, mund ta quajmë horrllik, mund ta quajmë lënie e copave të territorit për ta shkëmbyer me njohjen e pushtetit të një pakice politike drejtuese që kështu çimenton pushtetin e vet, mund ta quajmë tragjedi fatale të historisë sonë. Quajeni si të doni, fakti mbetet aty sa një mal, sa kodra e bukur e Shën Naumit. E mësoi mbretëria këtë kur lëshonte toka. E mësoi edhe komunizmi që për motivin “quajeni si të doni” u rregullua me Titon me kushtin e lëshimit të çdo pretendimi shqiptar mbi territoret e plota shqiptare.
Trima mbase jemi, por tokat i kemi lëshuar, edhe të tjera ndofta mund të kishim lëshuar nëse në periudha të ndryshme historike, për interesat e tyre sigurisht mos kishte ndërhyrë Austro-Hungaria, Shtetet e Bashkuara, Italia, madje ndonjëherë dhe paradoksalisht edhe Serbia, madje historia do thënë sikurse është edhe Rusia (Bashkimi Sovjetik) dhe Stalini! E pabesë historia, por nuk mund të bëhet si e duam sot ne!
Jep këtu e jep atje jep katandisur në shekuj në një rryp toke mes detit dhe maleve dhe nuk kemi më çfarë japim. Nuk kemi më çfarë mirëkuptojmë. Gjeopolitikisht jemi mbledhur në këtë rryp toke të ngushtë që është toka jonë, kurse ekonomikisht jemi mbledhur buzë Lane duke ja lëshuar territorin askujt.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE