LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Princeshat dhe shtrigat/ Artistja e grimit e cila bashkon dy anët e kundërta të monedhës në një

20 Shtator 2017, 06:10, Aktualitet CNA

Kimberly Money është një Make up artist dhe fotorafe e cila jeton në Los Angeles.

19 vjeçarja me origjinë nga Vietnami krijon pamje të ndryshme të princeshave të përrallave dhe shtrigave duke i bashkuar ato në një.

Në njërën anë të fytyrës grimi i saj përngjason me ato të princeshave të cilat i kemi adhuruar për vite të tëra në fëmijërinë tonë e në tjetrën ajo krijon pamjen e shtrigave të cilat na kanë frikësuar kaq shumë.

?Unë kam filluar të njihem me kozmetikën që fëmijë, kur mamaja ime më regjistroi në një kurs kozmetike në moshën 13 vjeçare pasi që atëherë kisha një pasion të zjarrtë për industrinë e modës.

Frymëzimi im për këtë projekt erdhi një ditë kur isha duke parë  “Borëbardhën”. Në fillim, dëshiroja të krijoja një seri vetëm me princeshat e Disney. Por pastaj mendova se Halloween është shumë pranë ndaj dhe mendova të bëja gjysmën e fytyrës si princeshat e gjysmën tjetër si shtrigat, për të sjellë diçka të re dhe më origjinale,? shkruante Kimberly në rrjetet sociale./CityNews

Lajmet e fundit nga