LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përditësimi më i ri i Apple do të inatosë shumë njerëz

20 Shtator 2017, 21:50, Aktualitet CNA

Apple sapo ka nxjerrë në treg versionet e reja të Iphone, duke përfshirë dhe Iphone X, aq të shumëpritur.

Sot, një tjetër ?surprizë? ka ardhur për përdoruesit e Apple, sistemi i ri operativ për iPhone dhe iPad.

Është pikërisht iOS 11, i cili do të vijë me një mori kakrakteristikash të reja të përmirësuara dhe të përditësuara për pajisjet tuaja, por ky sistem operimi ka diçka e cila do t?i çmendë të gjithë përdoruesit e iPhone.

Përditësimi i ri mund të shkaktojë mosfunksionimin e disa prej aplikacioneve tuaja, sepse përditësimi mbështet çdo aplikacion që mund të funksionojë vetëm në një procesor 32-bit. Për shkak se pajisjet e reja Apple funsksionojnë me procesorë 64-bit, ata po i detyrojnë njerëzit të përditësojnë duke mos lejuar aplikaciont të cilat kanë procesorë më të vegjël se 32-bit.

Shumica e aplikacioneve të mëdha do të jenë në rregull, pasi ato janë përditësuar për procesuesit 64-bit për një kohë të gjatë, raporton The Independent.

Humbësit më të mëdhenj në këtë situatë janë natyrisht zhvilluesit e vetë aplikacioneve, të cilët do të duhet të rindërtojnë aplikacionet në mënyrë që ata të funksionojnë me  sistemin e ri operativ, i cili merr shumë kohë dhe para./CityNews   

Lajmet e fundit nga