LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makinat fluturuese do t’i gjejmë në rrugë dhe qiell vitin e ardhshëm

20 Shtator 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Prej kohësh është parashikuar që ne do të fluturojmë me makina në të ardhmen, dhe duket se e ardhmja ka mbërritur, sepse një kompani po merr porosi për ndërtimin e makinave fluturuese.

AeroMobil – një makinë fluturuese që po ndërtohet në Sllovaki, do t?ju kushtojë 1.1 milion paund. Sidoqoftë, edhe nëse ju i keni kaq shumë para sa për ta blerë makinën fluturuese, do t’ju nevojitet edhe një patentë shoferi dhe licenca e pilotit për ta drejtuar atë, gjtihashtu dhe një pistë e konsiderueshme në oborrin tuaj për ta parkuar.

Vetura dy vendëshe gjithashtu është e pajisur me parashutat rimëkëmbëse balistike si dhe me teknologjinë më të fundit të rripit të sigurimit. Ajo ka një shpejtësi maksimale prej 99mph në tokë, por AreoMobil mund të udhëtojë me 223mph shpejtësi në ajër.

Motori po ndërtohet nga specialist i inxhinierisë Britanike, Prodrive dhe është një makinë me benzinë që punon në rrugë dhe në ajër, sipas The Telegraph.

Prodrive po merr që tani porosi për makinat fluturuese por ajo po ndërton një numër shumë të kufizuar të tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga