LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë/ Ndahen komisionet e Kuvendit

20 Shtator 2017, 10:58, Aktualitet CNA

Në një mbledhje të mbajtur paraditen e sotme, kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar komisionet parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje do të kryesojë në komisionet për legjislacion, arsim, punë dhe mirëqenie sociale dhe atë për AKI-në, raporton Koha Ditore.

LDK-ja do të drejtojë komisionet për buxhet, punë të jashtme dhe atë për financa publike.

Komisionet për zhvillim ekonomik, administratë publike dhe për integrime do të kryesohen nga PDK-ja, derisa AAK do të kryesojë në komisionin për bujqësi, Nisma atë për siguri, derisa Lista Serbe atë për komunitete dhe kthim.

Grupi parlamentar 6 Plus do të drejtojë Komisionin për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore./ CityNews

Lajmet e fundit nga