LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen dy të rinj/ Goditën policinë në gjendje të dehur

20 Shtator 2017, 09:17, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e kaluar në zonën e kombinatit janë përfshirë në një konflikt fizik  tre persona.  Sipas policisë dy prej tyre kanë qenë nën efektin e alkoolit. Shtetasit Bajram Koci, 34 vjeç dhe Armando Koci, 26 vjeç, po  dhunonin fizikisht shtetasin E.Sh., 38 vjeç.

Dy patrulla këmbësore të policisë pasi kanë dëgjuar të bërtiturat kanë ndërhyrë, por kanë  hasur rezistencë fizike nga dy shtetasve të alkoolizuar, të cilët kanë përdorur fjalë fyese dhe ofenduese ndaj dy punonjësve të policisë. Shoqërimi i tyre në ambjentet e policisë u bë i mundur me ardhjen e shërbimeve shtesë të policisë.

Vëllezërit Bajram Koci, 34 vjeç dhe Armando Koci, 26 vjeç u arrestuan për veprën penale ?Kundërshtim dhe goditje për shkak të detyrës?. /CityNews.

Lajmet e fundit nga