LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë kontrollet e befasishme nga Drejtoria e Policisë Tiranë, dy të arrestuar

19 Shtator 2017, 10:38, Aktualitet CNA

Gjatë kontrolleve të befasishme nga Drejtoria e Policisë së Tiranës është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”si dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu është sekuestruar dhe mjeti tip “Benz”, 6 doza kokaine, 2 thika me teh metalik, 5 celularë të markave të ndryshme dhe një sasi lekësh.

Shërbimet e policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në qarkun Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave”, në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Altin Dajçi dhe pasagjer shtetasin Rades Musa, janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Në kushtet e flagrancës janë arrestuar shtetasit : Altin Dajçi, 46 vjeç, dhe Rades Musa, 29 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Të dy shtetasit e arrestuar kanë qënë të dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Altin Dajçi, 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 4.6 gramë, 2 thika me teh metalik, 5 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi lekësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 279 të Kodit Penal./ CityNews

Lajmet e fundit nga