LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pranga trafikantit të drogës i cili përplasi me makinë policët grekë

19 Shtator 2017, 15:56, Aktualitet CNA

Shqiptari i shpallur në kërkim 7 ditë më parë  pasi  përplasi me makinë  forcat e rendit është arrestuar ditën e sotme në Greqi.

Tre ditë më parë ai qelloi me armë drej banesës së ish të dashurës së tij në lagjen ?Exarchia? në Athinë.  Një dëshmitar  ja bëri më të lehtë policisë kapjen e shqiptarit duke i treguar atyre targën e automjetit të tij.

Përveç targave të makinës policia regjistroi ngjyrën dhe markën e makinës si dhe të gjitha dokumentat e nevojshme për të arrestuar atë. Shqiptari përplasi me makinë uniformat blu duke lenë të plagosur njerin prej tyre teksa përpiqej ti largohej policisë greke.

Pas kapjes së tij policia sekuestroi në makinën e tij 1 kilogram hashash dhe nga hetimet e mëtejshme u zbulua se ai ishte pjese nje grupi trafikantësh droge.  /Citynews.al

Lajmet e fundit nga