LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja me Edi Ramën vdiq!/ Basha e quan cirk aktualitetin politik

19 Shtator 2017, 14:04, Aktualitet CNA

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë para gazetarëve në orën 15:45 të mesditës së sotme për të folur mbi reformën zgjedhore dhe aktualitetin politik si dhe marrëveshjen me Edi Ramën.

Ndër të tjera Basha theksoi se marrëveshja me Ramën ka vdekur dhe se ajo që po ndodh tani është veçse një cirk.

?Qëndrimi im është shfaqur në seancën e parë të Parlamentit. Kush vazhdon me e lagu se lagu, nuk fiton gjë. Thelbi është se marrëveshja vdiq. Këto fakte i dinë të gjithë, i di dhe Edi Rama?,- tha Basha.

?Ky është cirk. Ai do të pretendojë se ka marrëveshje. Marrëveshje nuk ka sepse ai e shkeli. Marrëveshja kishte në thelb votën e lirë. Në 25 qershor bleu dhe dhunoi votën e qytetarëve. Ky është cirk dhe ju ftoj të mos harxhoni kohë me cirkun?,- shtoi ai.

Më tej ai shtoi domosdoshmërinë e reformës zgjedhore:

?Reforma zgjedhore është urgjencë absolute. Duke filluar që nga kjo javë ne do të nisim konsultimet politike për t?i shtrirë ato edhe në rrafshin e bisedimeve me qytetarët, intelektualët me grupet e interesit. Brenda javës do të nis bisedimet me aleatët e PD-së si dhe do të eksplorojmë qëndrime të përbashkëta ndaj çdo force politike që është në opozitë me qeverinë e ardhur në aleancë me krimin dhe i bën temena krimit për të goditur qytetarët?,- vijoi kreu demokrat fjalën e tij.

?Ne do të ofrojmë nisjen e Reformës Zgjedhore si domosdoshmëri. Votimi elektronik është përparësi absolute. Vetëm kështu do të mund të votojnë dhe emigrantët?- përfundoi kreu i PD-së.

Kujtojmë se Basha u vonua për në konferencë me gazetarët dhe i la ata të presin më shumë se 1 orë jashtë pasi e kishte lajmëruar fjalën e tij në orën 14:30. /Citynews

Lajmet e fundit nga